Hoze Murinjo ka preferuar që të qëndrojë në heshtje rreth zërave rreth të ardhmes së tij dhe një krisje të mundshme të marrëdhënies me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.
Trajneri portugez ka preferuar të driblojë pyetjet rreth kësaj çështje kur është ndalur nga gazetarët e pranishëm në aeroportin e Dubait, ku ai ka udhëtuar për të marrë pjesë në një eveniment të figurave të shquara të futbollit botëror.
“Tani nuk është momenti për të folur për të ardhmen time”, ishte komenti i vetëm i trajnerit portugez, i cili po kritikohet gjithnjë e më shumë jo vetëm nga shtypi spanjoll, por edhe nga tifozët e skuadrës të cilët deri pak kohë më parë e shihnin si shpëtimtar, sidomos pasi theu hegjemoninë e Barcelonës.
Nuk dihet se cili është destinacioni i tij, me skuadra të njohura si Mançester Siti, Mançester Junajtid e PSZH që mendohet se janë të interesuara për të, po ashtu si janë të interesuara edhe për bashkëkombësin e tij, Kristiano Ronaldo.
E përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar sot lajmin se edhe lojtari nuk dëshiron të qëndrojë më në Madrid dhe ka u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk do të pranojë rinovimin që i kanë ofruar, ndonëse mendohet se madrilenët dëshirojnë t’i rritin rrogën në 15 milion euro në sezon.
Lojtari vazhdon t’i qëndrojë besnik “trishtimit” që bëri publik në fillimin e këtij sezoni, por as paratë nuk i kanë kthyer atij buzëqeshjen, pasi sheh çdo ditë e më shumë se e gjithë bota e futbollit e cilëson atë numrin 2, pas Lionel Mesit. Duke pasur parasysh se Barcelona pritet të dominojë në Spanjë edhe në vitet në vazhdim, portugezi po kërkon të largohet, për të dalë nga hija e argjentinasit i cili është bërë pengesa më e madhe e karrierës së tij të shkëlqyer.
Ne paragrafin e 6-te ,qe eshte dhe paragrafi i fundit ,jane thene te gjitha dhe troc. Ne se RONALDUA do t’i afrohej MESSIT nga ana njerezore dhe fisnikeria ( nga e cila humb shume-shume pike ne NOMINIMET qe behen nga specialistet me te mire te futbollit ne bote) ,atehere RONALDUA mundet t’iafrohej sdhe pak MESSIT. Une te them te drejten RONALDON e vleresoj tej mase per anen e tij profesionale ,dhe qe ka mbajtur te ndezur luften dhe konkurrencen me MESSIN si asnje cift tjeter ne bote perpara te pakten 40-45 vjeteve, por RONALDUA TANI DO FILLOJE RENIEN SEPSE eksperienca ka treguar qe kulmin e pjekurise TEKNIKE DHE FIZIKE LOJTARI E KA NGA MOSHA 25-28 VJEC . E njejta gje do te vleje dhe per MESSIN . Nga ana tjeter RONALDUA KA HARXHUAR SHUME ENERGJI FIZIKE NE konkurencen e tij me MESSIN dhe keto detyrimisht do lene shenjat e lodhjes ,por une thashe e vleresoj qe ai pamvaresisht kufizimeve te tija te KOEFICIENTEVE TE INTELIGJIENCES ne raport me MESSIN KA bere shume me teper ,por AI harron se disa reflekse jane te LINDURA dhe ne mund te mundohemi gjithe jetes dhe kurre nuk mund t;i arrijme .Ne se mar nje shembull pak si vulgar . DIKUR PARA ME SHUME SE 20 VJETESH me ka bere pershtypje nje fenomen ne dukje i vogel midis 2 vellezerve binjak ,qe ne ate kohe ishin 15 vjecare .Njeri e tuboste gjuhen ,kurse tjetri jo ,sado qe mundohej. Keshtu dhe kjo puna e TALENTIT ai eshte i lindur . T’I ,UNE apo ne e ndjekim hijen por kurre nuk arrijme qe t’a kapim dot. Si doqofte ne se RONALDUA LARGOHET PUNET DO TE SHKOJNE ME MIRE NE KLUBIN MBRETEROR .