Ibrahimoviç transformohet në folje

28 Dhjetor 2012, 11:39Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç mund të mos ketë fituar asnjëherë Kupën e Botës, Ligën e Kampioneve apo “Topin e Artë”, por ka shënuar një arritje si pakkush tjetër në historinë e futbollit botëror. Tani sulmuesi suedez është përfshirë në fjalorin e gjuhës së këtij vendi duke përshkruar dominimin e plotë.

“Sprakradet”, enti i administrimit të gjuhës suedeze, ka publikuar listën e 40 fjalëve të reja të përfshira në fjalor pasi bëjnë pjesë në përdorimin e përditshëm. Këtu është përfshirë edhe “zlatanim”, në suedisht është “zlatanera”, që do të nënkuptojë dominimin absolut apo të kryesh diçka me forcë.

Çuditërisht, neologjizmi nuk ka lindur në Suedi, por në Francë, duke u kthyer brenda pak muajsh në një term të përdorur gjerësisht falë magjive të sulmuesit me fanellën e PSZH.

“Duam të tregojmë se gjuha është prodhimi i një procesi dinamik demokratik në të cilin marrim pjesë të gjithë. Çdo person që flet gjuhën suedeze mund të kontribuojë për të krijuar fjalë të reja”, tha një nga drejtuesit e institucionit, Per-Anders Jande. “‘Zlatanera’ ka origjinë franceze. Ibrahimoviç po luan në Francë dhe aty është krijuar ky term i veçantë. Ne e kemi marrë pikërisht nga ky vend”, shpjegoi ai.

3 komente në “Ibrahimoviç transformohet në folje”

  1. Shtegtari says:

    Sa per qejf:
    Emri Zlatan (me origjine gjuhesore nga serbishtja) eshte ekuivalenti i emrit Flori ne gjuhen tone.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Lojtar i mire por shume mistrec dhe mendjemadh, skam pike respekti per lojtare te tille, qe bejne te fortin, duan ta prezantojne vehten me zorr, nuk i lejne kohe te tjereve qe ti japin meritat.

  3. rezi says:

    Zllatani i arriti me djersën e mundin e tij të gjitha rezultatet, ke inat e jepi hakun. Njeri me shpirt të madh dhe nuk i ka fituar paratë nga dhënie mësimi 22 orë në ditë, si vajza pedagoge e kryeministrit tonë. Por ju shihni tjetrën, që shteti suedez e ruan e zhvillon gjuhën e vet po në mënyrë demokratike, ashtu sic bën dhe politikën. Se ata që punojnë studjuesit s’merren me parti e politikë, secili studjon në fushën përkatëse e nuk përzihet të japë mënd për të bërë universitet privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje