Trajneri i dytë i Real Madrid, Aitor Karanka, ka shpjeguar se puna e tij të madrilenët bazohet vetëm te ajo që ndodh në fushën stërvitore dhe jo për të menduar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me Zhoze Murinjon.
Ashtu si trajneri i madrilenëve më parë, ai ka preferuar që të mos diskutojë për të ardhmen, por vetëm për ekipin aktual dhe “çdo ndeshje nga java në javë”.
“Nuk i jap shumë rëndësi zhurmës mediatike që mund të ekzistojnë rreth figurës së Murinjos”, ishin fjalët e Karanka. “E ardhmja e tij? Ditën që do të merret një vendim, klubi dhe ai do ta marrin në mënyrë të përbashkët”.
Më pas, ndihmësi i trajnerit portugez iu kthye temës më të diskutuar të kohëve të fundit, uljes në pankinë të Iker Kasijas për ndeshjen kundër Malagas, e interpretuar si një “larje hesapesh” e portugezit ndaj portierit.
“Ka qenë një vendim i diskutuar gjerësisht në stafin teknik. Vendimi që është marrë ka qenë për të mirën e skuadrës. Asnjë trajner nuk hedh në fushë 11 lojtarë për të mos e fituar ndeshjen”, ishte komenti i Karanka, të cilin shumëkush e sheh si një pasardhës të denjë të trajnerit portugez në pankinën e madrilenëve.
Pse c’prisni ju qe BARANGA t’a shaje MURINJON ? JO. Atij i duhet te haje buke sepse kuajt e karroces nderrohen ,karroca rri ne vend edhe pse here pas here ka nevoje per GRTASO !