Guardiola drejt Anglisë, mister emri i klubit

28 Dhjetor 2012, 19:49Sport TEMA

Pep Guardiola ka vendosur të drejtojë në Angli në sezonin e ardhshëm. Ky është lajmi i publikuar nga gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”, ku sqarohet se ish-trajneri i Barcelonës tashmë do të marrë në shqyrtim vetëm ofertat që i vijnë nga Anglia, pasi ka pasur ëndërr që të luajë aty si lojtar, por atë do ta plotësojë vetëm si trajner pasi gjatë karrierës së tij në fushë nuk arriti të transferohej në ndonjë klub britanik.

Sipas burimeve të gazetës spanjolle, nga një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Guardiolës, trajneri e ka vendosur që tani se cili është klubi në të cilin preferon të drejtojë dhe nën çfarë kushtesh. Një gjë të tilë e dinë edh personat që janë pranë tij, menaxheri Josep Maria Orobitog dhe vëllai i tij, Pere Guardiola.

Një gjë e tillë është vendosur pak ditë më parë, në një takim mes të lartpërmendurve në Nju Jork, ku Guardiola u ka bërë të qartë dy personave më të afërt se cili është plani i tij për të ardhmen. Por ai ka bërë të qartë që asnjë detaj nuk duhet të zbulohet për shtypin, në mënyrë që të mos shqetësohen personat që punojnë në klubet e përfshira.

Gjatë kësaj periudhë, në SHBA, Guardiola është takuar personalisht me të dërguar nga klube të ndryshme që i kanë bërë ofertat e tyre dhe kanë kërkuar të dinë se cilat janë kushtet e trajnerit spanjoll. Por ky i fundit nuk i ka dhënë asnjërit prej tyre një përgjigje pozitive, duke respektuar fjalën që kishte dhënë se vetëm në fund të janarit apo në fillim të shkurtit do të zyrtarizojë cilën ofertë do të pranojë.

Tashmë kuptohet që Guardiola ka zgjedhur një prej 3 ofertave angleze, me Mançester Junajtid, Mançester Sitin dhe Çelsin që janë në garë për të siguruar shërbimet e tij. Se cili nga këto klube do të jetë i preferuari i spanjollit, kjo do të zbulohet vetëm në vitin 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje