Klubi rus i Anzhi Makhashkala, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e lidhin me një ofertë të mundshme prej 250 milion eurosh për blerjen e Lionel Mesit nga Barcelona.
Gazeta “Mundo Deportivo” publikoi një ditë më parë lajmin se futbollisti argjentinas kishte refuzuar një ofertë prej 30 milion eurosh në sezon nga një klub rus, i cili kishte qenë gati të paguante klauzolën e largimit në kontratën e tij për ta marrë nga katalanasit.
Kuptohet që Anzhi Makhashkala ishte skuadra e parë që i shkonte çdokujt në mendje, pasi njihet për shpenzimet ekstravagante që bën për të afruar lojtarë apo trajnerë të njohur. Por konsulenti i marketingut të ekipit rus, German Tkaçenko, e hodhi poshtë këtë histori, duke e cilësuar false, ndërsa insistoi se klubi nuk vepronte më në këtë mënyrë në merkaton e transferimeve.
“Nuk ka asnjë gram të vërtetë në të”, tha ai për gazetën ruse “Sport-Express”. “Të bësh një pyetje rreth kësaj teme, e për më tepër të shkruash rreth saj, tregon mungesë informacioni ndaj mënyrës sesi operon Anzhi, si është ndërtuar modeli sportiv i klubit dhe cilët janë parimet dhe prioritetet e tij”.
Por gjithsesi, kjo nuk fsheh dyshimet për ekzistencën e interesimit të Anzhi ndaj lojtarit, duke kujtuar se në radhët e ekipit rus luan një ish-shok skuadre me argjentinasin, sulmuesi Samuel Eto’o. Ky i fundit, aktualisht është futbollisti më i paguar në botë, pasi përfiton 20 milion euro në sezon në radhët e klubit rus.
Po pse cfare prisnim ne qe te mos t’a pergenjeshtronin BRATJAT nga RASIJA KETE GJE . Kur e pane qe MESSI nuk ua pranoi u kthyen t’a hane ate qe bene vete.
Fiks e la mendja ate te vej ne rusi.