Kampioni olimpik Mo Farah hetohet për terrorizëm në SHBA

30 Dhjetor 2012, 15:58Sport TEMA

Mo Farah është marrë në pyetje nga autoritetet doganore në SHBA me dyshimin se ai është terrorist, ndonëse atleti britanik kishte në valixhen e tij dy medaljet e arta që ka fituar në Londër 2012. Atleti, një nga më të famshmit në botë, u ndal nga rojet kufitare pasi panë në pasaportë se vendlindja e tij ishte Somalia.

“Nuk më besohej! Meqë kam prejardhjen nga Somalia, me ndalin në doganat e SHBA sa herë që vizitoj këtë vend. Këtë radhë u tregova edhe medaljet që kisha me vete, por nuk arrita t’i shpëtoja seancës së pyetjeve”, tha 29 vjeçari i cili kishte udhëtuar drejt SHBA për t’i bashkuar familjes së tij për Krishtlindje, pasi ata banojnë në Portland, Oregon.

Atleti u transferua atje një vit më parë, bashkë me trajnerin e tij Alberto Salazart, në qendrën e kompanisë “Nike” që i krijoi atij vendin ideal për t’u përgatitur për garat. Jo rastësisht, në Londër 2012 ai fitoi medaljen e artë në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave. Telashet me shtetin amerikan atij i kishin filluar që në momentin kur kërkoi një leje rezidence në këtë vend.

“Kur u munduam të merrnim leje qëndrimi, ishte “Nike” që hyri garant. Ne ishim me vizë turistike dhe duhej të largoheshim nga ky vend dhe të hynim pastaj si rezidentë. Për këtë arsye vendosëm të shkonim disa ditë në Kanada, që të ktheheshim më vonë. Por kur mbërritëm atje, mora një letër ku shkruhej se isha nën hetim si rrezik terrorizmi dhe duhej të qëndroja për 90 ditë larg SHBA. Kishim me vete rroba për vetëm 4 ditë e nuk dinim çfarë të bënim. Fatmirësisht trajneri im, Salazar, kishte një mik të tijin në FBI që është fans i atletikës dhe e dinte kush isha. Po të mos e zgjidhte ai situatën, ndoshta edhe sot e kësaj dite do të isha në Toronto”, ka treguar atletik britanik./lajmeshqip

1 komente në “Kampioni olimpik Mo Farah hetohet për terrorizëm në SHBA”

  1. Ilir Gruda says:

    Mendoj se eshte puro nje ‘aksident’,qofte dhe gazetaresk,por ndodhe qe ‘digjet i njomi per te thatin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje