Tifozët e Real Madrid kanë bërë të qartë se kapiteni i kësaj skuadre ka mbështetjen e plotë të tyre. Rreth 7 mijë tifozë kanë qenë dje të pranishëm në stërvitjen e parë pas pushimit të festave të Real Madrid në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, duke treguar mbështetjen për portierin i cili u la në pankinë nga Zhoze Murinjo në ndeshjen ndaj Malagas.
Stërvitja me dyer të hapura ishte programuar nga Zhoze Murinjo si një lloj “dhurate” ndaj tifozëve për festat e fundvitit, por trajneri portugez ka dëgjuar thuajse gjatë gjithë kohës vetëm ovacionet “Iker, Iker” që i adresoheshin portierit të madrilenëve që në fillimin e stërvitjes e deri në përfundimin e saj.
As prania mes tifozëve e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, nuk ka ndaluar thirrjet në adresë të portierit, i cili në fund të stërvitjes është ka falënderuar tifozët para tribunës, duke nënshkruar autografe dhe duke bërë fotografi me ta.
Nuk dihet se si do të reagojë Zhoze Murinjo ndaj kësaj sjellje, pasi tifozët thuajse injoruan pjesën tjetër të skuadrës gjatë ovacioneve të tyre dhe bënë të qartë me këtë qëndrim se për ta, Kasijas mbetet i paprekshëm.
OPINIONI i shumices ,kurre nuk mund te jete i gabuar ,vecse ne rastet kur eshte i indroktinuar .Ne kete rast tifozet kane te drejte dhe t’a bejne te qarte qe t’i kurre nuk mund te luash me ndjenjat dhe emocionet e tyre sepse ato jane SI dhe SA nje OQEAN . Pastaj ku i dihet planit te MURINJOS . Une mendoj se ai duke e pare se ku e ka futur ekipin ,qe nuk ka drite jeshile , IMPROVIZON SHERRE DHE ZENKA ( SEPSE ai vetem ne kete menyre ka korrur suksese) qe ekipi te humbase ,dhe ai te gjeje ALIBI per t’u larguar NGA REALI ,mbasi beri c’beri lufte qe te ndalte furine e BARCELONES dhe tani qe FURIA PO E MERR PERPARA . I tille qe dhe zevendesimi ,sipas meje i KASIJASIT per te humbur ,sepse si DINAK qe eshte MURINJO ka lene ndonje KLAUZOLE kur ka bere kontraten ne fillim me REALIN ,me presidencen sepse ata donon vetem qe te thyenin SUPERMACINE e BARCELONES dhe mendonin se kishin gjetur TRAJNERIN E “MADH” ,POR QE PER MUA REZULTOI NJE FIASKO . MERCENARI gjithmon te SHET dhe te le ne balte .
barcelona po kryen kampionatin me fantastik te historise se saj, Altletiko po ashtu, Reali nuk eshte ne formen e vitit qe shkoj…
Te vetimin difekt qe ka Murinjo aktualisht, eshte magjia e Barcelones, po ta reduktosh ne nje trajner te pa afte…hendeku eshte pak sa i madh..