Lëv kërkon më shumë përqendrim në vitin 2013

31 Dhjetor 2012, 12:06Sport TEMA

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të harrojnë zhgënjimin e vitit 2012 dhe të mendojnë vetëm për atë që i pret në të ardhmen.

Kombëtarja gjermane meritoi vlerësime ndërkombëtare për një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, pasi siguroi pjesëmarrjen në Euro 2012 falë një fushate kualifikuese perfekte ku nuk njohën asnjë humbje. Por në gjysmëfinalet e turneut ata u mundën me rezultatin 2-1 nga Italia, ndërsa në tetor ërdhi një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren kundër Suedisë, që përfundoi me rezultatin 4-4 edhe pse Gjermania po fitonte 4-0 deri 30 minuta para fundit të sfidës.

“Viti 2013 do të jetë viti i përqendrimit. Duhet të nxjerrim disa përqind më shumë nga kjo skuadër”, tha Lëv për “Bild”. “Duhet të bëjmë maksimumin për të përmirësuar vendosmërinë tonë dhe vetëm duke e bërë një gjë të tillë, Gjermania mund të shohë me shumë optimizëm drejt Botërorin 2014”.

“Kemi pasur shpesh probleme kur na ndodhte diçka e papritur”, pranoi trajneri i Gjermanisë, i cili pritet që në maj të vihet përballë mikut të tij të ngushtë, Jurgen Klinsman, në miqësoren e organizuar kundër SHBA që tashmë drejtohet pikërisht nga ish-trajneri i kombëtares gjermane./lajmeshqip

1 komente në “Lëv kërkon më shumë përqendrim në vitin 2013”

  1. fwe says:

    vari lesht ska per te fituar gjermania me trofe me ate mentalitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje