Kasijas shmang polemikat: Murinjo ka mbështetjen dhe besimin tonë

2 Janar 2013, 13:46Sport TEMA

Iker Kasijas është munduar të shuajë polemikat e fundit, pas vendimit të Hoze Murinjos për ta lënë atë në stol, në ndeshjen e humbur 3-2 përballë Malagas.

Ai ka deklaruar se është duke u stërvitur maksimalisht që të rikthehet në njëmbëdhjetëshin bazë të Realit.

“Po punoj shumë në stërvitje që ta fitoj vendin tim.

Është objektivi të cilin e synoj dhe është trajneri ai që vendos nëse do të luaj në ndeshjen e radhës ose jo.

Ai (Hose Murino) ka mbështetjen dhe besimin tonë të plotë”, ka deklaruar Kasijas në një konferencë për gazetarët.

3 komente në “Kasijas shmang polemikat: Murinjo ka mbështetjen dhe besimin tonë”

  1. Nertila says:

    Si nuk ngeli nje her pa u permendur me goje ky Murinjo, edhe pse eshte strategji e mire prej ti pasi asnjeher nuk ka dale ne lajme per prapaskena qe mund te kene te bejne me familjen e tij apo lidhjet jasht martese

    http:// thashetheme.com/gossip-per-te-gjithe-vip-at/

  2. malua says:

    Po pse kaq budalle eshte KASIJAS qe te thote qe ne nuk e mbeshtesim MURINJON. MURINJON si cdo mercenar e tundojne PARATE . Lenia jashte formacionit e KASIJASIT dhe IMPROVIZIMET me sherrre te castit DHE LUFTA MEDIATIKE jane pjese e “LOJES ” SE TIJ per te marre rezultate negative dhe te largohet per tek SHEIKET ARABE ,ata qe i tundin ne EFIR qesken e EUROVE aq shume te lakmuara . Edhe “TRISHTIMI ‘ I RONALDOS tek REALI i sherben ksesaj STRATEGJIE PER mua . Ne radhe te pare RONALDUA ka harxhuar shume energji fizike te JASHTEZAKONESHME duke ndjekur “PLESHTIN” ,te cilin nuk mundi t’a arrije dhe kurre nuk do t’a arrije dhe e DYTA , RONALDUA eshte mbi 27 vjec ,kohe qe na ka treguar se te gjithe lojtaret e futbollit kulmin e kane mesatarisht midis moshes 25-28 vjecare ,me perjashtime shume te rralla nga limitet e kesaj moshe. Karriera e MURINJOS per mendimin tim nuk do te njohe me kulme POR DO TE FILLOJE “RENIEN e LIRE ” . Sidoqofte mua do t’me pelqente nje rivalitet BARCELONE -REAL ne pikaverazh ,sepse persa i perket filozofise se lojes ata jane shume larg me njeri tjetrin . Rezultatet kaq te larta dhe treguesit qofte te MESSIT apo te RONALDOS une i shikoj tek ky rivalitet qe i ka bere mire botes se futbollit.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Kasijas eshte personi qe zbut injorancen tek Reali.
    Shume mendojne se eshte Ronaldo lojtari me i mire tek ky ekip, por une do te thoja se Kasijas, eshte nje portier, qe i jep Realit sigurine absolute dhe mbas Kasijas, vjen talenti gjithnje ne rritje, Mesut Ozil, nje lojtar klasi qe cdo top qe merr e jep aty ku duhet dhe kur Ozil qendron ne stol, Ronaldo ka shume pak gjasa te shenoje dhe gjithmone behet grindavec, se ska asnji lojtar qe ti nxjerre topa te arte, qe Ronaldo te shenoje.
    Kasijas sot eshte portieri me i mire ne bote dhe do ta kishte zili cdo ekip t kishte pjese te tij dhe mosaktivizimi i ketij portieri per shkaqe tangarlliku, me jep te drejten qe te them se Morinjo, i jep luks te madh vetvetes dhe tek shumica e njerezve, kjo quhet deshtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje