Perandoria e Berni Eksleston në botën e Formula 1 rrezikon të shembet plotësisht brenda pak ditësh. Padroni i garës më të famshme automobilistike në botë mund të jetë i detyruar t’i japë lamtumirën asaj nëse shpallet fajtor për korrupsion në një gjyq që po zhvillohet në Gjermani, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë 82 vjeçari.
“Me shumë mundësi, kompania “CVC” do të detyrohet të më largojë nëse gjermanët më shpallin fajtor. Është e qartë që do të më duhet të jap lamtumirën nëse nuk më jepet mundësia të kryej detyrat e mia”, pranoi ai në një intervistë të dhënë për “The Telegraph”.
“Kam dëgjuar që ekziston një listë me kandidatë të mundshëm për të më zëvendësuar nëse vdes apo ekziston një gjë e njëjtë me këtë aktualen. Por mendoj se ajo është vetëm një gjë për të mbajtur të qetë investuesit”, tha Ekleston, i cili edhe në të kaluarën i ka mbijetuar skandaleve të ndryshme.
Ekleston po hetohet për pagesën “nën dorë” të 45 milion eurove në llogaritë e bankierit Gerhard Gribkovski në momentin e shitjes të të drejtave të kampionatit të Formula 1 në vitin 2006.
Bernie le te ike, dakord.
Boll qe te na lere neve ne F1 Tamaren:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/tamara-ecclestone-hot-bikini-photo.html