Marca: Messi, bindshëm më i miri më 2012

1 Janar 2013, 12:35Sport TEMA

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është shpallur futbollist i vitit në Primeran spanjolle, në përzgjedhjen e lexuesve të ditores sportive Marca.

Mbi 115.000 lexues  të botimit në internet të Marca-s i kanë dhënë mbi 60 për qind votat e tyre argjentinasit të jashtëzakonshëm, i cili vitin e mbylli me 91 gola të shënuar , nga të cilat 79 me ekipin e Barcelonës dhe 12 në ndeshjet me Argjentinën.

Larg nga Messi janë renditur Cristiano Ronaldo (Real Madrid) me vetëm 14,4 për qind dhe  Radamel Falcao (Atletiko Madrid) me 10,6 për qind të votave..

Sipas lexuesve të ditores sportive Marca, trajneri i vitit është shpallur Diego Simeone (Atletiko Madrid), në vend të dytë është Tito Vilanova (Barcelona), dhe vetëm i treti është votuar Jose Mourinho i Real Madridit,  kampionit aktual të Spanjës.

Lojtari më i mirë vendas është shpallur Andres Iniesta (Barcelona) para Ikera Kasilas dhe  (Real Madrid) Xavit (Barcelona). Presidenti  më i mirë i klubit më 2012 është shpallur ai i Barcelonës, Sandro Roseli.

3 komente në “Marca: Messi, bindshëm më i miri më 2012”

  1. TOTILA says:

    Gezuar Vitin e RI 2013 ! Asgje e re nga fronti i PERENDIMIT . DIHEJ .

    1. Lavirja e Bulevardit says:

      Une propozoj Kim Kardashian:
      Ka lujet kaq fort ne car e kaq bukur ket vit qy shkoj, sa na e ka marr ne thkes te tanavet na profesionistave
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/kim-kardashian-no-clothes-and-sexy-pics.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Gezuar edhe ty Totila, pac nje vit te mbare dhe me qetesi, pa stres dhe vazhdo ne kete vit, akoma me komentet tuaja, se jane komente realiste dhe te verteta, per shkak se ke sjelle ne kete rubrike sportive, ato vite te paharruara, por qe shumica nga te rinjte veten kan degjuar dhe aspak se njohin realitetin.
    Edhe njehere gezuar 2013-ten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje