Real i ofron Ronaldos rinovimin

4 Janar 2013, 12:05Sport TEMA

Florentino Perez nuk ka hequr dorë nga ideja për të blinduar Kristiano Ronaldon. Vetëm një ditë pasi lojtari deklaroi se nuk po mendon aktualisht për rinovimin e mundshëm të kontratës së tij me madrilenët, mediat spanjolle bëjnë të ditur se presidenti i Realit po mendon seriozisht idenë e ofrimit të një rinovimi faraonik.

Gazeta “Marca” bën të ditur se Perez është aq i interesuar për të mbajtur lojtarin, sa i ofron atij një rrogë prej 15 milion eurosh në vit, duke e bërë futbollistin me të paguar në historinë e klubit. Këto para, ai pritet t’i sigurojë me shitjen e brazilianit Kaka, për të cilin po kërkohen blerës dhe që është një nga arsyet kryesore pse më parë nuk i ofrohej një rinovim portugezit, pasi rroga e tij prej 10 milion eurosh në vit është një goditje e rëndë për financat e klubit.

Duke pasur parasysh interesimin e vazhdueshëm të klubeve të njohura si Mançester Junajtid e PSZH, Perez është gati të bëjë edhe një lëshim mjaft të rëndësishëm në kontratën e re, duke i dhënë lojtarit të gjitha të drejtat mbi shfrytëzimin e imazhit të tij, përfitime të cilat deri tani ndahen në mënyrë të barabartë mes klubit dhe futbollistit. Në këtë mënyrë, Kristiano Ronaldo do të paguhej po aq sa Lionel Mesi dhe me bonuse të ndryshme do të kalonte argjentinasin, duke plotësuar një nga “ëndrrat” e tij.

Nëse portugezi shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid, bashkëkombësi i tij, Fabio Koentrao, është shumë pranë lamtumirës nga kjo skuadër. Vonesa e tij në staervitje ka bërë që edhe Zhoze Murinjo të vendosë të marrë masa ndaj futbollistit, duke gjobitur me 30 mijë euro. “Këtu po luan të ardhmen tënde”, mësohen të kenë qenë fjalët që Murinjo i ka drejtuar publikisht lojtarit 24 vjeçar i cili u ble për 30 milion euro nga Benfika, por nuk arriti kurrë të shkëlqente me madrilenët, duke mos u kthyer në titullar edhe pse mendohej se ishte lojtari ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.

1 komente në “Real i ofron Ronaldos rinovimin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje