Vëllai i Mesit: Që 13 vjeç synonte “Topin e Artë”

5 Janar 2013, 15:20Sport TEMA

Rodrigo Mesi, një prej vëllezërve të mëdhenj të yllit argjentinas, Lionel Mesi, ka zbuluar për “Francë Football” se si është të jetosh përkrah një futbollisti që cilësohet si një nga më të mirët e të gjithë kohëve. Pak ditë para dhënies së “Topit të Artë”, ku Mesi është favorit për të fituar trofeun e katërt radhazi, vëllai i tij ka zbuluar se ai e kishte këtë ëndërr që në moshën 13 vjeçare.

“Më kujtohet që më tha se do t’i pëlqente të fitonte ndonjë ditë “Topin e Artë” dhe atëherë ishte vetëm 13 vjeç. Që nga ai moment, gjithmonë ka pasur këtë objektiv në mendje, ka dashur gjithmonë që të fitojë “Topin e Artë”. Për më tepër, që atëherë kemi folur për të fituar katër të tillë dhe shpresojmë që brenda pak ditësh kjo ëndërr të bëhet realitet”, shpjegoi Rodrigo, një prej dy vëllezërve më të mëdhenj të talentit argjentinas.

“Ai ka një talent të jashtëzakonshëm, por po të mos kishte qenë për atë vullnet të çmendur që ka për të dhënë gjithçka në fushë dhe për t’u zhvilluar më shumë, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur. Që fëmijë, në çdo datëlindje na kërkonte si dhuratë një top futbolli. Nëse i dhuronim ndonjë gjë tjetër, mërzitej”, zbuloi ai në një intervistë të dhënë për revistën franceze e cila është organizatore e dhënies së këtij trofeu individual prestigjioz.

2 komente në “Vëllai i Mesit: Që 13 vjeç synonte “Topin e Artë””

  1. gallata says:

    Duket sikur e ka fituar ky(djathtas)topin e arte e jo ai Mesi ne mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje