Ish-drejtori sportiv i Real Madrid, Horge Valdano, e ka etiketuar bilancin e Zhoze Murinjos te Real Madrid si “mesatar”. Argjentinasi u largua nga kampionët në fuqi të Spanjës pas asaj që në shtyp u komentua si një betejë për pushtet brenda klubit mes tij dhe Murinjos, me portugezin që doli fitimtar. Por që nga maji i vitit 2011, kur u detyrua t’i jepte lamtumirën Realit, Valdano nuk ka evituar asnjëherë komentet kritike në adresë të Murinjos.
“Që nga epoka e Di Stefano, Real Madrid ka fituar më shumë tituj se të gjitha klubet e tjera spanjolle së bashku”, tha ai për “FOX Sports”. “Kjo do të thotë se skuadra fiton një titull çdo dy sezone. Murinjo është brenda mesatares, pasi ka zhvilluar dy sezone dhe ka fituar një titull kampion”.
“Trajnerët taktikë po fitojnë rëndësi në futboll. Murinjo asociohet me fjalën “fitore”. Ai ka fituar 7 tituj kampion në 10 vite dhe përsëri mbetet i dëshpëruar për fitore të tjera. Kjo është arsyeja pse njerëz të tillë do të kenë gjithmonë një treg, pasi ai është një bast i sigurt”.
Valdano i ka thurur elozhe Pep Guardiolës, rivalit të madh të Murinjos në vitet e fundit, duke vlerësuar atë që spanjolli bëri në drejtimin e Barcelonës.
“Guardiola dukej i lodhur. Largimi i tij ishte një ngjarje e trishtueshme për futbollin, për shkak të gjërave të jashtëzakonshme që sheh në lojën që prodhoi skuadra e tij. Ai ka një ide shumë specifike mbi mënyrën sesi luhet futbolli dhe kjo ide mbetet romantike edhe kur fiton 13 nga 16 titujt e mundshëm”, përfundoi Valdano.
Ik ti ore mortje argjentine,ti e bere realin made in sud América .s’le me gogol pa mbledhur te reali apo i harove.ne kohen tende reali qe per turp me pelegrinin trajner. gagon,Salgado pleren,Pedro León e lloj-lloj mostré qe mbaje ne Madrid .