PSZH i mbyll derën dyshes Ronaldo-Murinjo

5 Janar 2013, 15:21Sport TEMA

Presidenti i Paris Sent Zhërmen, Naser Al Khelaifi, ka bërë të qartë se nuk do të bëjë asnjë tentativë për të nënshkruar me Kristiano Ronaldon pa komunikuar më parë me homologun e tij te madrilenët, Florentino Perez. Portugezi vazhdon të jetë i “trishtuar” dhe klubi parisien mendohet se është ndër më të interesuarit për të siguruar shërbimet e tij nëse vendos të largohet nga madrilenët.

“Ronaldo luan për Real Madrid dhe unë kam shumë respekt për presidentin e kësaj skuadre. Ndaj nëse unë do të dëshiroj që Kristiano të bashkohet me PSZH, fillimisht do të flas me Perez”, tha ai për të përditshmen spanjolle “As”.

Ai ka hedhur poshtë njëkohësisht edhe mundësinë e afrimit të Zhoze Murinjos, i cili përflitet se po kërkon një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm, i mërzitur nga polemikat e vazhdueshme në drejtimin e Realit.

“Mendoj se Murinjo e ka bërë mëse të qartë situatën e tij te Real Madrid dhe ka thënë se do të largohet vetëm pasi të ketë fituar Ligën e Kampioneve. Ndërkohë, ne kemi në skuadër një trajner si Karlo Ançeloti tek i cili kemi besim të plotë”, vijoi ai.

Presidenti i PSZH më pas ka justifikuar edhe investimin e jashtëzakonshëm të shtetit të Katarit te klubi parisien, duke derdhur deri në 200 milion euro në vit në arkat e klubit, si shpërblim për “fushatën publicitare”, në mënyrë që parisienët të mos kenë probleme me rregulloren e Fair Play Financiar të diktuar nga UEFA.

“Kontrata me Autoritetin e Turizmit të Katarit është e justifikuar, pasi influenca e PSZH ka qenë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin, jo vetëm Katarin. Ne kemi ndërtuar një markë ndërkombëtare dhe kjo marrëveshje është një simbol i fortë. Katari ka përfituar shumë nga investimet që ka bërë te PSZH”, ishte justifikimi i tij për këtë marrëveshje, duke shtuar se falë këtyre parave, klubi do të vazhdonte investimet e mëdha në merkato.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë. Është e rëndësishme ta bësh një gjë të tillë nëse dëshiron të bëhesh një prej klubeve elitare në Evropë. Klubet e tjera kanë investuar prej 20 vitesh. Ne kemi qenë në botën e sporti për një vit e gjysmë dhe tashmë nuk duhet të hedhim më para? Kjo do të ishte e padrejtë”, tha ai.

3 komente në “PSZH i mbyll derën dyshes Ronaldo-Murinjo”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ne fakt shume skuadra, kane i synim, qe jo vetem te kene lojtaret me te mire dhe trajneret qe cojne skuadren ne fitore titujsh, por ata e dine se publiciteti eshte gjithashtu nje biznes gjithnje ne rritje, qe i jep nje skuadre qe pretendon te hyje ne biznese te fuqishme, nje imazh, fitimprures dhe kur i mungojne figura te dashura per publikun, ky biznes shume fitimprures publiciteti, deshton dhe humbja eshte shume e madhe jo vetem per imazhin e ekipit, por dhe per miljona euro te humbura.
    Ju kujtoj se nje bluze e Mesit, apo Bekam, shitet disa here me shtrenjte se e Ronaldos, megjithese ky i fundit eshte lojtar shume i mire, por qe publicitetin e ka shume te ulet.

  2. Argita_B says:

    Ja vute vilen domethene se tha perpara do flas me Realin e Madridit!! Mire qe nuk merreni me diplommaci se per gjuhe dipllomatike qekeni njesha..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje