Berisha, një dopietë që nuk vlen

6 Janar 2013, 15:48Sport TEMA

Besart Berisha e ka filluar më së miri vitin 2013. Pas golit të shënuar që me 1 janar ndaj Uellington Feniks, sot ai i ka shtuar dy të tjerë bilancit të tij sezonal, ndonëse ata nuk e kanë ndihmuar skuadrën e Brisbein Roar të fitojë, pasi ajo është mundur 3-2 nga Melburn Hart.

Në këtë ndeshje të vështirë në transfertë kundër një prej rivalëve direkt në renditje, gjithçka ka folur për vendasit që kanë arritur të shënojnë 3 gola. Por largimi me karton të kuq i Uilliams në mesin e pjesës së dytë ka shënuar edhe rizgjimin e kampionëve në fuqi të Australisë, me në krye Berishën.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë me penallti në minutën e 74-t, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ka çuar shifrat në 3-2. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të tij dhe skuadrës për të gjetur të paktën barazimin, ai nuk ka arritur dhe Brisbein ka regjistruar në këtë mënyrë humbjen e 8-të të këtij sezoni ku lufton për të hyrë në play-off dhe duket shumë larg formës së edicionit të kaluar..

Edhe Berisha ka vuajtur situatën te Brisbein, ndërsa deri tani ka shënuar vetëm 8 gola në 15 ndeshjet ku është aktivizuar. Por duhet theksuar se sulmuesi shqiptar ka pasur probleme të vazhdueshme me formën fizike për shkak të dëmtimeve në javët e para, gjë që ka ndikuar në rendimentin e tij, por edhe atë të skuadrës që ka varur të gjitha shpresat te forma e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar./lajmeshqip

1 komente në “Berisha, një dopietë që nuk vlen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje