Ferguson s’ka më fjalë për Van Persin

6 Janar 2013, 15:06Sport TEMA

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i ka thurur elozhe të tjera paraqitjes së Robin Van Persit, i cili ka marrë një rol protagonisti kryesor në radhët e kësaj skuadre ndonëse ka pak muaj që i është bashkuar asaj. Holandezi u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e Kupës FA ndaj Uest Hem, por ishte mjaftueshëm për të lënë shenjë në këtë takim me golin e tij në minutën e fundit të sfidës për të marrë një barazim 2-2 që i mundësoi Mançester Junajtid qëndrimin në aktivitet dhe përsëritjen e kësaj ndeshje në “Old Traford”.

“Tani ai është një lojtar i pjekur. Ai i ka sjellë një pjekuri të madhe skuadrës sonë në repartin e avancuar dhe paraqitja e tij sapo hyri në fushën e lojë ishte e jashtëzakonshme”, pranoi Ferguson.

Trajneri i Mançester Junajtid është i ndërgjegjshëm se ekipi i tij ka fituar statusin e skuadrës që nuk dorëzohet kurrë dhe arrin rezultate të rëndësishme falë ngulmimit në minutat e fundit.

“Me skuadrën tonë, nuk e humb kurrë shpresën. Kur rezultati është në disavantazh 2-1 dhe kanë mbetur pak minuta nga fundi, ti thjesht shpreson për një moment fatlum. Por ky gol, duke filluar nga pasimi i Rajan Gigs e më pas finalizimi i Van Persi, ishte absolutisht i klasit botëror, absolutisht fantastik”, tha trajneri skocez.

7 komente në “Ferguson s’ka më fjalë për Van Persin”

  1. Argita_B says:

    Van Persi eshte personiufikimi i lojtarit inteligjent, pragmatik, i atij qe ne vend qe te luaj kembet, luan koken… eshte i te njetit kaliber si Zidane, si Pirlo, si Iniesta apo Xavi..

    1. Toni says:

      Po me Kombetaren e tij…….. shume lojtar i vogel

  2. ajax says:

    Jam sh.dakort me Ju i nderuar,por cf.duhet ti themi mikut tone Totila qe thote ai eshte thjesht nje futbollist i mire.Jo vetem kaq por Totila nuk pelqen asnje pervec,Messit,Ksavit apo Iniestes,per te cdo futb.eshte thjesht i mire Ai nuk pelqen aspak Ronaldon,Falkao eshte flake kashte,Ibrahimovic seshte gje dhe para disa ditesh tha per van Persin eshte thjesht lojtar i mire.I kam bere gjthm.1 verejtje mos i shiko gjerat vetem bardhe-zi,mbase ka ne shtepi tv bardh e zi????? Te nderuar z.te Temes hapni nje num.llogarie per Totilen qe te kontribojme nga pak qe Ai te blej nje tv me ngjyra dhe ta shikoj futbollin ndryshe. Te me falni per vonesen por kam qene me pushime.Uroj gjithe shqiptaret nje vit te mbare.Ky urim eshte dhe per mikun tone Totila,lumturi dhe suksese per 2013.Me respekt Ajax.

  3. Tironci Lugano says:

    Van Persi eshte nje lajtar shum i mire.Po ta krahasosh me Zidane???

  4. ajax says:

    Sh.e vertete ai nuk khrasohet me Zidane sepse si Zidane bota ka patur me gishterinj,por nuk mund te themi vetem lojtar i mire,van Persin e kane persekutuar demtimet,po te shikosh 2 vitet e fundit qe nuk ka patur demtime ai eshte ne 5 futbollistet me te mire ne bote,ka bere diferencen te Arsenali dhe sot ben diferencen te Man.Ut,ne kete momente eshte futb.me i rendesishem te Man.Ut.Do tedeshiroja te bente kete diference te perf.Holl.

  5. TOTILA says:

    “AJAX” .Nuk desha te te pergjigjesha . Por neser MESSI MER “TOPIN e ARTE per here te katert . XAVI ,INIESTA,jane po ashtu te persosur . VAN PERSIE ? ,po eshte nje lojtar shume i mire POR jo ne NIVELIN E 2 PLAY MAKERS-ave te BARCELONES . Une te respektoj qe t’i ke zgjedhur HOLLANDEZET per tu bere tifoz me ata ,jane te mire por jane pa gjak dhe nuk jane luftarake dhe koeficienti i tyre i INTELIGJIENCES NE FUTBOLL eshte i ulet ne krahasim me 3 APO 4 LOJTARET E BARCELONES .Kjo vlen DHE PER RONALDEN GJITHASHTU .Eshte lojtar shume i mire dhe kaq .Per ate t’i e di nuk ka dhe kurre nuk do te kete me MBIEMER KRAHASUES ,PA LERE TE SHKALLES SIPERORE ,per sa kohe do te jete me qarkullim MESSI . Te falemnderit per URIMIN dhe tze uroj ty GJITHE TE MIRAT SI NE planin civil dhe ne ate SPORTIV.

  6. Red Devits says:

    ti ore tortija si ta ndjellin ymrin ty,qe nuk merke vesh nga topi kete e kam kuptuar, por nje gje nuk po te mare vesh perse je kaq injorant,dhe na del ketu e na komenton per mezza e per ca legena qe nuk e ke iden fare se kush jane por degjon ne radjo ti dhe lexon gazetat qe flasin per keta bastardet e barcelones,por ti paske dy gjera te keqija qenke dhe qore pa sy ne balle dhe injorant,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje