Episodi i shëmtuar i mesjavës, me thirrjet raciste në adresë të Kevin Princ Boateng, po bindin këtë të fundit të largohet nga Italia. Këtë fakt e ka pranuar vetë lojtari i Milanit që nëpërmjet një interviste të dhënë për gazetën “Bild” ka treguar se është ende i indinjuar për atë që ndodhi pak ditë më parë.
“Kjo nuk është diçka të cilën mund ta harrosh lehtë. Do të mendohem tre ditë por këtë temë dhe javën e ardhshme do të takoj menaxherin tim, Roxher Uitman dhe do të shohim nëse ka ende kuptim të vazhdoj të luaj në Itali. Kjo është e tepruar, racizmi nuk ka vend në futboll”, ishin fjalët e lojtarit të Milanit.
“Dëgjova ulërimat e para si majmunë që në 5 minutat e para të ndeshjes. Në fillim nuk mendova gjë, por më pas ato u përsëritën dhe shkova te gjyqtari duke e paralajmëruar se në rast përsëritje, do të braktisja fushën e lojës”.
“Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse do të ishte një ndeshje e Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid. Isha i inatosur, i trishtuar dhe nuk kisha si të gjeja ngushëllim. Dëshiroja të dërgoja një mesazh të fortë pasi gjëra të tilla nuk duhet të ekzistojnë, të gjithë duhet të hapim sytë”, ishte mesazhi i Boateng kundër racizmit.
Boateng,largohu sa me shpejt prej atij vendi razist dhe te pacivilizuar.
Ne itali nuk duhet te luhet me futboll,senuk e meritojne are sport te bukur.
Hajde ne Shqiperi,vendin e dyte ne bote nga mireqenia ekonomike.Mundesisht te luash me Peqinin e dashnor Sules ose me Laçin ku do te shikosh se sa kulture ka tifozeria e vendit te mrekullise ekonomike.
me keqardhje qe e them por keto jane pasojat e nje teorie qe ne baze te saj eshte antinjerezore.. keshtu i mesojne nxenesit ne shkolle edhe ja pasojat.