Ndërsa një pjesë e madhe tifozëve të Mançester Sitit kanë vërshëllyer aktivizimin e Mario Balotelit në momentin kur ai u aktivizua si zëvendësues në minutën e 70-të të sfidës ndaj Uatford në Kupën FA, ish-sulmuesi italian, Xhanfranko Zola, mendon se ia vlen të përballesh me telashet që shkakton sulmuesi i ri.
Ish-lojtari, tashmë trajner i Uotford, e ka drejtuar Balotelin në kombëtaren U-21 dhe në fund të ndeshjes vrapoi për ta përqafuar atë.
“Kam miqësi me Balotelin edhe pse kam punuar me të vetëm për një periudhë të shkurtër. Shpresoj që ai t’ia dalë mbanë me gjithçka që po kalon”, tha Zola para mediave.
“Potenciali i këtij njeriu mund të shihet shumë qartë. Edhe kur u aktivizua në këtë ndeshje, ai na shkaktoi shumë probleme. Ai thjesht duhet të gjejë mënyrën e duhur për të marrë maksimumin nga ky potencial”.
“Unë personalisht thjesht mund të flas rreth tij dhe asaj që mund të bëjë për të përmirësuar një situatë të tillë. Pjesa tjetër nuk është në dorën time, unë thjesht jam i shqetësuar për faktin se si një lojtar i ri, me shumë potencial, mund të shkëlqejë”.
Lojtari vazhdon të jetë në diskutim te Mançester Siti, sidomos pas zënkës me trajnerin Mançini gjatë stërvitjes, ku nuk kurseu edhe të sharat dhe të shtyrat ndaj personit të vetëm që duket se po zgjat karrierën e tij te klubi anglez.
Baloteli,thjesht eshte i semure nga trute.