Konte: Nuk jemi marsianë

7 Janar 2013, 11:34Sport TEMA

Humbja përballë Sampdorias duket se nuk do të kalohet lehtësisht nga Juventusi, fakt të cilin e provojnë më së miri fjalët e trajnerit të kësaj skuadre, Antonio Konte. Ky i fundit ka bërë të qartë se ekipi i tij, ndonëse kryeson kampionatin i shkëputur, nuk do të ketë një punë të lehtë, sidomos në këtë periudhë kur përballet me mungesa për shkak dëmtimesh.

“Nuk është një paraqitje që do ta kujtojmë me qejf në të ardhmen. Kjo është një ndeshje që duhet të na bëjë të reflektojmë. Duhet të analizojmë atë që kemi bërë, duke ditur se do të kemi një muaj e gjysmë shumë delikat. Nuk jemi marsianë, mes dëmtimeve e lojtarëve në kushte jo shumë të mira, do të duhet të shtrëngojmë dhëmbët”.

“Unë jam shumë i zhgënjyer, duket e pamundur të humbasësh kështu, në avantazh dhe 11 kundër 10. Nuk jemi marsianë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, marsianët janë në ndonjë vend tjetër”, ishte thumbimi i tij në adresë të skuadrës, duke pranuar se në këtë ndeshje mund të kishte ndikuar vetëkënaqësia.

Edhe portieri Xhixhi Bufon ka pranuar fajin e tij në këtë ndeshje, në të cilën ai pranoi se e priste disi një rezultat të tillë.

“Nuk zhvilluam një ndeshje ashtu siç ishim përgatitur dhe siç jemi mësuar të luajmë ne. Paralajmërimet për një rezultat të tillë ekzistonin që në pjesën e parë, kur nuk arrinim të mbyllnim ndeshjen dhe u shfaqëm pak të frikësuar për një përmbysje të mundshme që më pas ndodhi realisht. Askush nuk është i pagabueshëm, kjo humbje mund të bëjë që të kthehet përulësia dhe egërsia që duhet për të kërkuar të ecim përpara”, ishin fjalët e portierit që pranoi se ishte faji i tij te goli i parë i pësuar përballë Sampdorias.

3 komente në “Konte: Nuk jemi marsianë”

  1. patrioti says:

    juventusi eshte ekip plere qe cdo ndeshje merr minimumi 1 penallti.na keni shpif futbollin

  2. AMERIKANI says:

    ik o bastexhi o plere e shekullit te mundi milan, inter ,qe jane cop cpo ,keto filma i shikojne ata qe s,marrin vesh,

    1. Hmmm says:

      Ne fakt si Interi si Milani byth jane sivjet, me dobet skane qene ndonjehere te dyja bashke. Kane alternu por kane nja 2 vjet qe jane bloze fare. Si me te rraf Shkumbini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje