De Biasi votoi Mesin, Cana për Ronaldon

8 Janar 2013, 11:36Sport TEMA

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka përzgjedhur Lionel Mesin si të preferuarin e tij në votimet për “Topin e Artë”, duke i dhënë argjentinasit 5 pikët e vendit të parë.

Tekniku i përfaqësueses kuqezi, më pas ka dhënë 3 pikët e vendit të dytë për portugezin Kristiano Ronaldo, ndërsa nuk ka arritur të parashikojë saktësisht të tretin, edhe pse vota e tij ka qenë për një mesfushor spanjoll të Barcelonës. Në fakt, De Biasi i ka dhënë votën e vendit të tretë mesfushorit Ksavi Hernandez, i cili përfundoi i katërti në këtë votim, pas Andres Iniesta që plotësoi podiumin.

Ndërkohë, Lorik Cana, me votimin e tij si kapiten i përfaqësueses, ka rritur të gjejë të tre finalistët, ndonëse ka gabuar disi radhën. Votat për vendin e parë ai ia ka dhënë Kristiano Ronaldos, me të cilin është ndeshur si kundërshtar në ndeshjet historike kundër Portugalisë në eliminatoret e Botërorit 2010. Vendi i dytë i ka shkuar Lionel Mesit, ndërsa vendi i tretë ka qenë për Andres Iniesta.

Edhe përfaqësuesi shqiptar i medias në këto votime, gazetari Besnik Dizdari, ka gjetur treshen finaliste, por pas Mesit, në vendin e dytë ka vendosur preferencën për Iniesta, ndërsa ka përzgjedhur të tretin Kristiano Ronaldon.

Interesante janë përzgjedhjet e De Biasit dhe Canës përsa i përket votimit për trajnerin më të mirë, pasi të dy kanë preferuar që të bazohen te futbolli i klubeve dhe jo te futbolli i kombëtareve, ndonëse gjatë vitit 2012 u zhvillua Kampionati Evropiani.

De Biasi ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, Roberto Di Mateo në vendin e parë, duke vlerësuar punën që bëri me Çelsin, duke fituar Ligën e Kampioneve. Pas tij ai votoi për Jup Heinkes të Bajern Mynih, tjetër finalist i Ligës së Kampioneve në edicionin e kaluar dhe vendin e tretë ia dha Pep Guardiolës.

Ndërsa Cana ka përzgjedhur trajnerin e Borusia Dortmund, Jurgen Klop, në vendin e parë, me Zhoze Murinjon në vendin e dytë dhe Roberto Di Mateon në vendin e tretë.

I vetmi që ka votuar për fituesin e këtij edicioni ishte gazetari Dizdari, i cili në vend të parë ka vënë Vicente Del Boske, të ndjekur nga Roberto Di Mateo dhe Çezare Prandeli.

2 komente në “De Biasi votoi Mesin, Cana për Ronaldon”

  1. Guxhua says:

    Njerezit duan me shume ata qe ngjasin me shume. Cana luan vetem me force dhe teknike nuk ka fare. Ronaldo perdor shkeputjet por ka dhe teknike. Kete vit ai e humbi prej Mourinjos qe percau Realin pasi deri ne qershor Ronaldo ishte ne avantazh. Me vjen keq per Canen qe ka rene kaq shume. Une e shikoj Lacion vetem po luajti Cana. Nuk me vjen mire qe ka humbur dhe sigurine. Gjithe kohen u tregon te tjereve ku duhet ta pasojne topin shenje pasigurie kjo. Per Messin nuk flas. Ai mrekullon te gjithe.

  2. Ramen says:

    Rruget ne vendin tone qe thuaj jane ktrfsatoae po keni te drejte por nuk flasim per te gjithe vendin tone se rruget e Maqedonise ne pergjithesi kane nevoje per rindertim vetem neper vendet te banuara me Shqiptare ne Maqedonine perendimore se i kam vizituar personalisht qytetet te banuara me kaurre udhet i kane fare te reja,vetem rruget e vendbanimeve me shqiptare jane me arna permbi arna dhe te demtuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje