Berluskoni: Baloteli do të ishte një “mollë e kalbur”

8 Janar 2013, 11:35Sport TEMA

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka vendosur veton përfundimtare rreth temës së blerjes apo huazimit të Mario Balotelit nga radhët e Mançester Sitit. Sulmuesi mendohej se ndiqej me vëmendje nga kuqezinjtë, por tashmë presidenti i kësaj skuadra ka dhënë opinionin e tij negativ për lojtarin, edhe pse pak kohë më parë ishte pikërisht ai që kishte nisur të gjitha zërat për realizimin e një transferimi të mundshëm.

“Nëse vendoset një mollë e kalbur në dhomat e zhveshjeve, mund të infektojë të gjithë të tjerët. Ai është një person të cilin nuk do ta pranoja kurrë që të bëhej pjesë e skuadrës së Milanit”, ishin fjalët e Berluskonit për sulmuesin italian.

Ai ka vazhduar duke zbuluar se ka një akord parimor me Pato për kthimin tij te Milani, më shpejt sesa mund të mendohet.

“Një seri dëmtimesh ka krijuar një distancë mes tij dhe pjesës tjetër të skuadrës në Milanelo. Akordi mes nesh ishte që ai shkon në Brazil, qëndron një vit, një vit e gjysmë, e pastaj kthehet te Milani. Kjo është gjëja që më ka thënë kur më përqafoi për herën e fundit që u takuam bashkë në Arkore”, tha ai për brazilianin, që është njëkohësisht edhe i dashuri i vajzës së tij, Barbara.

Në fund, ai ka folur edhe për strategjinë që klubi ka vendosur të ndjekë në vijim. “Do të investojmë te të rinjtë. Nuk do të blejmë lojtarë që janë mbi 21 vjeç”, tha ai.

1 komente në “Berluskoni: Baloteli do të ishte një “mollë e kalbur””

  1. vlora says:

    me pak llafe Milani kooperativ e bashkuar e LAPARDHAS.e ku paguan me lek ti o kothere,ty vetem kurvat ti han leket tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje