Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” për të 4-ën herë radhazi

7 Janar 2013, 21:05Sport TEMA

Ashtu siç pritej, Lionel Mesi ka fituar sërish “Topin e Artë”. Ylli argjentinas ka dalë fitues ndaj Andres Iniestas dhe Kristiano Ronaldos, që ishin dy kundërshtarët e tij për këtë titull.

Në ndryshim nga herët e tjera, talenti argjentinas këtë radhë është shfaqur mjaft i emocionuar në momentin e dhënies së çmimit, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë ai.

Jam shumë krenar që mund të ngre përsëri lart këtë trofe. Që të ishte i katërti radhazi është e pabesueshme për mua. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi te Barcelona dhe mund të them se është një nder i madh që të stërvitem dhe të luaj përkrah Iniestas. Një falënderim edhe për të gjithë shokët e ekipit kombëtar që më kanë zgjedhur kapiten. Në fund, një përshëndetje dhe falënderim për familjen time, sidomos për gruan dhe djalin tim të vogël, i cili është dhurata më e bukur që më ka bërë Zoti. Dua ta pranoj që jam pak nervoz në këto momente”, ishin fjalët e talentit argjentinas.

Mesi ka hyrë kështu në histori, duke qenë se asnjë lojtar deri më tani nuk ka mundur dot që ta fitojë katër herë radhazi “Topin e Artë”. Mishel Platini, Johan Krujf dhe  Marko Van Basten ishin ndalur në fitimin e tre trofeve radhazi.

Ky është një ndër rekordet e shumta që Mesi thyen, ku një prej më të rëndësishmëve këtë vit ishte ai i shënimit të 91 golave, duke thyer rekordin e Gerd Myler.

25 komente në “Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” për të 4-ën herë radhazi”

  1. Pelasgian3 says:

    Hail Messi. Plotesisht e merituar. Messi 4 – Cristiano Brraksi 1

    1. Uarda says:

      Nuk e di pse, por jam i bindur qe po te ishte shqiptar ky Mesi, do te ishte ithtar i flakte i Edi Rames dhe lexues besnik i gazetes TemA. Mendoj se do te ishte dhe mik i ngushte me Meren dhe me Bledi Trafikantin.
      Eshte lojtar shume i mire por nuk e di pse nuk me pelqen fare. Si rakitik me duket… Edhe ato golat si hijene i shenon… Tamam si te ishte PS – ist…
      Kam vene re qe te gjithe admiruesit e Mesit, ose jane te shemtuar, ose jane shume te shkurter, ose fukarenj, ose te pasuksesshem, ose jevgjiter, ose socialiste. Ka dhe nga ata qe i kane te gjitha keto cilesi se bashku…

      1. shqiptari says:

        Pa qefmbetje Uarda, ti me ngjan si kurve.

      2. der kommentator says:

        kisha kohe qe mendoja si ti pershkruaja fansat e tij. po ja ku del pershkrimi me i mire. faleminderit.

    2. adelina says:

      me vjen keq per ronaldon ufffffffffffff

  2. ka mundesi says:

    Mos u merrni me te!
    -Ai eshte jashte tokesor.
    Do te duhen nja 50 vjet te tjera qe te flasim per rekorde te thyera qe mbahen nga kjo krijese e mbinatyreshme.
    URIME

  3. Prej Verteti says:

    Krijese e mbinatyrshme eshte Samuel Eto’o, qe ka arrit me fitu kupa kampione me ekipe te ndryshme perfshi pensionistet e Interit. Ky xhuxhi te iki nje here nga Barcelona ku luan edhe gjyshi im dhe duket fenomen e pastaj ta shofim sa fenomen eshte. Diego prandaj eshte i madh, se praktikisht fitoi vetem kampionatin me Napolin, e car kohe qe atehere qe Milani, Juvja, Interi, Fiorentina etj te shkepshin ne dru.

    1. homeri says:

      —–Maradona eshte me i madhi i te medhenjeve ,—mesi me kombetaren nje lojtar i zakonshem, te medhenjt shkelqejne me kombetaret dhe kur luajne ne klube te ndryshem te tille si Van BASTEN , Mateos

    2. topo says:

      Lojtaret me te medhenj ne bote mendojne dhe japin deklarata se Messi eshte si “playstation”. Mesi fiton “Champion’s league” dhe trofe pa fund megjithese eshte akoma ne mes te te 20-tave. Messi vjet theu rekordin e Myler-it per me shume gola te shenuar ne nje vit.

      Nuk hidhet balte mbi nje super talent dhe argumenti jot eshte trapllik. Zlatan Ibrahimovic eshte nje nga lojtaret me te medhenj dhe e quan Messin “playstation” dhe Zlatani nuk mbijetoi dot te Barcelona dhe e perzune sepse duhet te keshe by*e te luash ne ate superekip me ate konkurence qe ka. Ik tani se te kaloi ora qe te ka thene mami te shkosh ne gjume.

  4. dritani says:

    “He (Messi) plays like he’s on PlayStation”
    Zlatan Ibrahimovic

  5. ska mundesi hic says:

    e kush po pyet qe pas 2010 se cili e fiton topine arte . dihet qe ne 2010 e meritonnte sneijder ndersa 2013 e meritonte iniesta.

  6. messi, deshmia se qeniet njerzore vijn duke u perfeksionuar ! me i miri deri sot, por neser …. ndoshta pas …..vjetesh , nje tjeter do te jete me i mire dhe me supertalent se ai !

  7. Horri i Bulevardit says:

    Natyrisht se ska rival, te vetmit rival te tij jane dyshja simpatike Iniesta Xavi.
    Mesi fiton per te katerten here Topin e Arte dhe fiton po per te katerten here admirimin e publikut si lojtari model dhe kokeulur qe di te beje punen e vet dhe di te krijoje respetin tek te tjeret.
    Pergatituni per vitin e peste.

  8. Messi topin e arte per te katerten here; Berisha topin e arte per te treten here radhazi!

  9. ajax says:

    E uroj Messin per Topin e Arte.Por duhet te dime dicka cdo cmimim qe jepet eshte pak a shume subjektiv,nuk them se Messi nuk e meritonte kete cmim,por 1 here e ka marr pa te drejte dhe ai eshte topi i 2010-es.Ne 2010-en ai top i takonte Wesli Snajderit,nekamp.bote me Holl.kamp.i ch.l, kamp.i Italise ,fitues i kupes se Italise me Interin dhe goleshenues me i mire i bot.me 5 gola dhe pse kepucen e Arte te boter.e fitoj Myler po me 5 gola por me me pak min.te luajtura..Tani pyetja ime eshte .Pse e fitoi Messi ate vit Topin e Arte????? Pres pergjigje nga te gjithe fansat e Messit.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Sbesoj se schneider ishte me i mire se schweinsteiger pershembull, sbesoj se ishte me i mire se Pirlo pershembull, sbesoj se ishte me i mire se iniesta apo xavi.
      Wesli Schneider eshte nje lojtar shume i mire po se ka ate indivilualitetin qe i jep nje lojtari ate qe tifozet kerkojne, te shohin spektakel.

      1. der kommentator says:

        meqe flet per spektakel para messit kane luajtur zidane, figo ronaldo del piero baggio etj. keta burra jepnin spektakel e prape se fituan 4 here. po hajt ta pranojme keshtu sic shkoi.

  10. Eko says:

    Ajax ke plotesisht te drejte. Qe nga 2010 topi I arte humbi kredibilitetin. Messi mund te fitoje cte doje, por pa boteror ai do te ngelet gjithmone nje nivel me poshte se pele,maradona, Ronaldo fenomeni, beckenbauer,zidane etj

    1. vlora says:

      te dashur komentus qe s’jeni dakort me 4 topat e arte te mesit!keni shume te drejt por kujt ja thoni se keta qe shikojne topet e varura te mesit jane kalamaq dhe tifoze te vonte te futbollit.ne 2010 mesi sariti te shenonte ne botrorin e afrikes jugut e jo me ta fitonte kete trofe.ne 2010 e meritonte plotesisht dhe me diferenc shnaider.po ate kostumin si pizhama gjumi qe keish veshur sot kush ja kishte qepur ai koqevari qe ka robaqepes?e pat sa pa gusto stononte kostum me pika si jevg.

  11. TOTILA says:

    Kam shkruar nje opinion tek artikulli : MURINJO :Vershelleni mua ,por jo skuadren .
    Une edi qe ne kete blog ka dhe “TIFOZE” ,QE NUK E KAPERDIJNE dot kete SUKSES. Ato qe kam shkruar tek artikulli nuk mund t’i perseris .Por “KUNDERSHTAREVE ” te MESSIT une do t’u thoshja qe te ‘RILEXONIN ” opinionet e DRITANIT dhe te HORRIT te BULEVARDIT. “TOPAT e ARTE ” ne se per dike ketu jane SUBJEKTIVE apo “TOPE te ARTA ” kjo nuk ndryshon asgje . MESSI me kete cmim qe mori per here te katert radhazi ,dhe cfare eshte me IRONIKJA (QE SHUME NJEREZ ANTI-MESSI ) ,do te behen me semundje zemre sepse GJENIU MESSI e ka shtruar TRASENE per t’a fituar kete cmim per here te PESTE RADHAZI ,NUK JA JEP ASNJERIT kenaqesine qe t’a thyeje rekordin e tij ,per te pakten ne 20 vitet e ardheshme . Me vjen keq por MESSI me kete qe beri ka fshire nga MEMORJA te gjithe ishet para tij ,me perjashtim te LOJTAREVE GJERMANE TE ERES 1970 -1974 . Mendoj se shkrimet ketu ANTI- MEESI ,qe per mua nuk kane asgje te keqe se shprehen opinione te ndryshme , jane me shume PESIMIZEM i shkaktuar nga fakti se YLLI i dikujt ,nuk mundi te fitonte .Citimet SE AI LUAN VETEM TEK BARCELONA dhe me kombetaren nuk ben asgje dhe se me ekipe te tjere nuk do shkelqente jane PASTHIRRMA DOBESIE QE I KUJTON dikujt ” KOHEN e lumtur , KUR TANI LENGON fjala vjen ne MERGIM” . Ndryshimi eshte per mua ky: TEK “X apo Y ” EKIP lojtaret BREDHIN PAS TOPIT kurse tek ekipi i BARCELONES TOPI BREDH PAS LOJTAREVE . Kete sentence ,pikerisht kete nuk kuptojne disa qe bejne parashikime nga me HIPOTETIKET ,SIKUR MESSI te luaj me X EKIP .Eshte njelloj si te thuash sikur VAN- BASTENI te mos ishte demtuar do te kishte bere histori . Pse mos te themi qe VAN- BASTENI ishte ne zgrip duke zbritur nga MALI sic mund te jete MESSI pas disa viteve . Une kam UJKUN PERBALE ,dhe ju me thoni ja ,ja ku eshte GJURMA . Le te kenaqemi me MAGJIKUN MESSI .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Qe te koordinosh kaq bukur dhe me nje formule gjeometrike, qe cdo top dhe cdo kembe, te gjinden ne vendin dhe kohen e duhur, kjo eshte magjija dhe kush nuk e shef se nuk njeh futbollin, te pushoje, mos te flase, kush e njeh futbollin dhe kerkon te tregohen hundlesh dhe ziliqar, duhet te prese deri sa ky trekendesh magjik te shperbehet, qe te jene te qete, por deri sa treshja magjike funksionon, atehere i duhet te perballen me fatin dhe te pushojne.
      Nje gje duhet te dine antimesianet, se futbolli sot luhet ne grup, ishte magjia e grupit qe solli Ajax dhe Hollanden e shkelqyer te viteve 70-te.
      Ishte dhe eshte loja ne grup, qe mban Gjermanine ne krye te renditjeve boterore.
      E degjova Murinjon qe dha disa arsye pse duhej ta fitonte Ronaldo Topin e Arte, por harroi ose nuk donte te thoshte se Reali e mori titullin dhe u shpall si skuader galaktike, ne kohen e te madhi Zizu dhe Bekham, se pikerisht benin lojen ne grup, imagjinoni Zizun e shkelqyer qe ishte lojtari model edhe si njeri, qe edhe kur beri ate xhest, gjithe opinjoni futbollistik boteror dhe vete francezet qe dolen te humbur per kete shkak, i dhane atij plotesisht te drejte.
      Shof ketu disa qe fillojn te permendin jo me Argjentinen sberi gje jo keshtu e jo ashtu, pallavra, Mesi te jep ate qe kerkon, atje ku ai ndjehet lojtar, atje ku shoket e tij besojne tek ky lojtar dhe nuk mundohen ta lene ne hije.
      Shkurt te mos zgjatem me, Mesi eshte nje futbollist fantastik, qe ka nje mbeshtetje fantastike, qe ka lojtare qe nuk jane ziliqare, por gezohen gjithashtu si Mesi, kur fiton nje trofe, prandaj Barcelona eshte skuader, qe ka krijuar kete imazh, se kane krijuar nje familje qe gjithsejcili respekton tjetrin dhe gezohen gjithashtu me arritjet e tjetrit, se nje fitore te Mesit, ata e konsiderojne fitore te skuadres.
      Po e perseris, Pergatituni per vitin e peste. Gjate kesaj kohe shijoni magjine se ju jep kenaqesine qe ne duam.

  12. Tifoz says:

    E ç’far mund te beje me shume Mesi ne Argjentine qe nuk ka me ke te luaj!!!

    1. Bobi says:

      Edhe Argjentina ka lojtar klasi pervec Messit. Qe nga mbrojtja Samuel, Zaneti,Demichelis, Mascherano, Cambiaso, Aguero, Tevez,Di Maria, Higuain. pak te duken?
      Une jam kurioz te shof Messin jashte barcelones. Truri Barcelones per mua eshte Xavi dhe Iniesta. Europianet dhe boterori fundit e vertetuan ket gje. Messi eshte lojtari me i mire ne bote por i ka gjerat shum me te lehta se te tjeret se luan dhe ne ekipin me te mire ne bote. Une jam tifoz me gjermont por me pelqen te mos shkruaj me tifozllik. Per mu nji top te arte e meriton Iniesta.

      Sa per Topin e Arte ka vite qe se kuptoj se cilat jane kriteret. Me perpara ja jepnin atij qe kishte sukses dhe me ekipet qe luante sot eshte bo si kepuca e arte. Mos them qe kur shof Marcelon dhe Xabi Alonson tek formacioni i vitit eshte me ja fut vrapit…

  13. Messi vishet me Dolce & Gabbana says:

    Lajm i duhur dhe i saktë; veçse fotoja është e vjetër e jep përshtypje të gabuar. Messi me atë veshje… Referojuni një burimi gazetar spanjoll të sotëm

    http://deportes.elpais.com/deportes/2013/01/07/actualidad/1357565672_383665.html

    për të parë Messin origjinal në ceremoni

    Me respekt e faleminderit

  14. bota says:

    bravo mesi e ke meritu ti kit trofe veq vazhdo je ma i miri ne bot edhe nuk e di qe ka lojtar ma te mir se ti ne bote te du shum veq vazhdo qishtu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje