Gënjeshtra e Murinjos për ceremoninë në Zyrih

8 Janar 2013, 18:06Sport TEMA

Ndërsa Florentino Perez, Kristiano Ronaldo, Iker Kasijas, Serxho Ramos, Ksabi Alonso dhe Marcelo udhëtuan dje nga Madridi për në Zyrih për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar për dhënien e “Topit të Artë”, Zhoze Murinjo preferoi të qëndronte në kryeqytetin spanjoll, duke përfituar nga pasditja pushim për të ndjekur stërvitjen e djalit të tij.

Trajneri deklaroi të shtunën, para ndeshjes me Real Sociedad, se nuk do të udhëtonte drejt Zyrihut, duke u justifikuar me faktin se kishte shumë punë, pasi po përgatiste ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Selta Vigo. “Kam shumë për të punuar, ka një ndeshje kupe, që është e rëndësishme për mua e prandaj nuk do të shkoj”, ishte shpjegimi i tij.

Por stërvitja e Real Madrid gjatë ditës së djeshme u zhvillua në orën 11 të paradites, ndërsa grupi i madrilenëve udhëtoi në drekë drejt Zyrihut me avion privat. Pas mbrëmjes gala, ata u kthyen në darkë në Madrid.

Po Murinjo, në vend që të punonte për ndeshjen e Kupës në ambientet e klubit, siç kishte premtuar, kaloi të gjithë pasditen duke parë stërvitjen e djalit të tij, Zhoze Xhunior në radhët e akademisë së Kanilas, ku ai luan si portier.

Portugezi u shfaq në stërvitjen në orën 19:45, bashkë me dy truproje, të cilët u munduan ta fshihnin atë nga fotoreporterët që e pikasën në stërvitje. Pasi e kuptoi se ishte “zbuluar”, Murinjo zgjodhi të shihte stërvitjen në katin e dytë, i vetëm.

Edhe vitin e kaluar, Murinjo injoroi ceremoninë e FIFA-s, ndonëse ishte përsëri kandidat për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit. Ai nxori përsëri një ndeshje si justifikim për këtë mungesë. E vetmja herë kur ai vendosi të merrte pjesë në mbrëmjen gala, ishte për çmimin e vitit 2010, kur fitoi gjithçka me Interin dhe ishte thuajse i sigurt se do të fitonte vendin e parë.

Mediat spanjolle kanë theksuar edhe faktin se si Iker Kasijas e kishte vënë atë në vendin e  parë, para Vicente Del Boske në zgjedhjen e tij, ndonëse trajneri portugez as që nuk e ka përgëzuar kapitenin për çmimin që mori pak ditë më parë si portieri më i mirë i vitit.

8 komente në “Gënjeshtra e Murinjos për ceremoninë në Zyrih”

  1. AK says:

    Kasilas e vuri ne vend te pare!Ky eshte kapiteni qe duhet te merte topin e arte.

  2. adriatik says:

    pordhac asgje me teper ky eshte murinjo.inatci e ziliqar per aritjen e spanjolleve

  3. ben says:

    Ky po del me origjinalitet,njeri i peshtire dhe injorant + fodull.

    1. Argita_B says:

      Eshte arogant, prepotent po eshte ndoshta i vetmi çfare mendon pa u servilosur dhe i shkon ideve te tija deri ne fund, pa patur nevoje per konformizem.
      Problemi eshte se pjesa derrmuese e “familjes” se madhe te futbollit thone te kunderten e asaj qe mendojne per te ruajtur interesat e tyre, te imazhit dhe per te shitur iluzione.
      Murinjon e duan apo e urrejne po eshte autentik, ndaj dhe shkakton kaq emocione dhe polemika. Formen e komunikimit ee ka provokuse, po nese marrim pak distance dhe lem menjane formen, ne thelb shpesh here ka te drejte ne ato qe thote.

  4. TOTILA says:

    prisni se sapo ka filuar legeni , do dale origjinali ,pasi ti dale ANTIRRUXHUA !

  5. Tifozi says:

    Ky idiot po del me i keq se Sala. Megjithate shembull i mire per te tjeret qe nuk duhet bere siç ben ky.

  6. bashkim vushtrri finland says:

    Shpresoj që reali ta shkarkoj mourinjon që Kosova e Vushtrrisë ti bëj një ofertë për të drejtuar klubin e futbollit Kosova nga Vushtrria oferta duhet të jetë e majme si p.sh. një bukë me tre qofte te gania dhe nja 3 qaja të nxeht alla vushtrriase edhe ndonjëhere naj kafe turke.

  7. shqiptar says:

    a kini mend ne koke o komentues.po ku ka trajner ne bote me inteligjencen e specialit MURINJO o budallenj te footbollit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje