Kampionati i vitit 2013 në Formula 1 nuk ka filluar ende, pasi skuadrat as që kanë prezantuar makinat e tyre zyrtare. Por kjo nuk ka ndalur debatet mes skuadrave, ku dje radhën e kishte Red Bull që ka sulmuar Fernando Alonson, duke lavdëruar Sebastian Vetel.
“Vetel është një fenomen, ka qenë gjithmonë i tillë”, tha Helmut Marko, një nga këshilltarët e skuadrës që u shpall kampione bote në sezonin kaluar. “Pas pushimit të verës, rendimenti i tij pëson një rrjitje të ndjeshme. Ndërsa Alonso është më shumë i impenjuar me politikën dhe komentet argëtuese. Mendoj se në fund të sezonit, stresi i tij ishte shumë i dukshëm”.
Këto fjalë janë publikuar në “Red Bulletin”, revistën zyrtare mujore dhe Marko ka marrë shkas pikërisht nga komentet që bëri në sezonin e fundit piloti i Ferrarit, që humbi titullin ndaj Vetel në garat e fundit të sezonit.
“Frazat e Alonsos si “rivali im është Hemilton e jo Vetel”, apo “kundërshtari im është Njuei”, janë vetëm pjesë e një lufte psikologjike”, tha ai, duke lavdëruar punën e jashtëzakonshme që bën Vetel edhe jashtë pistës.
“Pas pushimit, përmirësohet gjithmonë. Kështu ka qenë edhe në vitet e kaluara, nuk e di si ia bën, por nuk mund të jetë një rastësi. Gjithçka ka lidhje më mënyrën se si punon, se si izolohet nga pjesa tjetër e botës. Ai ka energji rezervë që pilotët e tjerë nuk i kanë”.
“Thuhen shumë idiotësi rreth tij, si për shembull se nuk është në gjendje të bëjë parakalime. Atëherë nuk keni parë garat e Abu Dabi dhe Brazilit! Ose thuhet edhe se fiton vetëm falë makinës së projektuar nga Njuei. Meqë ne kemi dy makina të projektuara prej Adrian në garë, pse nuk fitojmë gjithmonë dy vendet e para në garë?”, ishte komenti i Marko, që pritet shumë shpejt të marrë një kundërpërgjigje nga Ferrari./lajmeshqip
Cause Alonso is a homo. Not that there’s anything wrong with that, but we also know how Italians enjoy
“Un bello pompino per piacerre” Fernando Falatio Alonso