Benitez: Erdhi koha që Çelsi t’i thotë lamtumirë legjendave

9 Janar 2013, 13:15Sport TEMA

Rafael Benitez, trajneri i përkohshëm i Çelsit, ka paralajmëruar për një ndryshim të brezave në radhët e kësaj skuadre, që sipas tij është i nevojshëm për të ecur para. Frenk Lampard është viktima e parë e kësaj politike, me Eshli Kol e Xhon Terri që pritet të kenë të njëjtin fat në dy sezonet në vijim, ashtu siç ndodhi me Didier Drogba në verën e kaluar.

“Mendoj se është gjithmonë e lehtë të flasësh rreth legjendave dhe duhet të kesh shumë respekt për ta”, tha Benitez. “Ajo që kanë arritur për këtë klub është fantastike. Por duhet të kesh gjithmonë lojtarë të rinj në mënyrë që të vazhdosh të fitosh në të ardhmen. Kjo është ajo që edhe tifozët presin”.

“Të gjithë i njohin legjendat e këtij klubi dhe çfarë kanë fituar ata. Kjo është e mira e futbollit anglez, ju keni kujtime të mira dhe respektoni njerëzit që arrijnë diçka për klubin, gjë që është shumë pozitive. Por në të njëjtën kohë, duhet të mendosh rreth të ardhmes. Nuk mund të rrish duke pritur gjithmonë:”, theksoi spanjolli.

Kampionët e Evropës kanë filluar këtë strategji të largimit të veteranëve edhe për faktin se ata janë mes atyre që përfitojnë rrogat më të larta në klub dhe duhet të bëjnë shkurtime të ndjeshme për shkak të përshtatjes me rregulloret e Fair Play Financiar të UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje