Mateus kritikon përzgjedhjen e formacionit të vitit: E papranueshme të jenë vetëm nga kampionati spanjoll

8 Janar 2013, 19:22Sport TEMA

Lotar Mateus ka deklaruar se është i çuditur nga përbërja e formacionit të vitit, të shpallur dje nga FIFA pas votimit të anëtarëve të FIFPro, sidomos për faktin se të gjithë lojtarët ishin zgjedhur nga kampionati spanjoll.

Futbollistë si Zherard Pike  dhe Dani Alvesh, u përfshinë në skuadër edhe pse në vitin 2012 ata janë kritikuar shpesh për paraqitjet e tyre me Barcelonën. Ndërkohë, u lanë jashtë lojtarë si Andrea Pirlo e Mats Humels, të cilët kanë qenë vendimtarë si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren gjatë vitit që sapo u mbyll.

“Nuk e kuptoj se si formacioni e vitit mund të përbëhet vetëm nga lojtarë që luajnë në kampionatin spanjoll. Në rreshtat e parë në sallë, kur u publikuan emrat, kishte shumë njerëz që tundin kokën në shenjë pakënaqësie”, tha Mateus.

Por ish-lojtari i Bajern Mynih, Inter dhe Gjermanisë, bëri të qartë se mendonte që “Topi i Artë” ishte plotësisht i merituar për Lionel Mesin.

“Suksesi i Mesit është krejtësisht i merituar, për këtë nuk kam dyshime”, tha ai./lajmeshqip

14 komente në “Mateus kritikon përzgjedhjen e formacionit të vitit: E papranueshme të jenë vetëm nga kampionati spanjoll”

  1. Arjan says:

    Eshte nje turp i madh per Fifen qe zgjodhi vetem lojtare te Realit dhe Barcelones ne njembedhjeteshen me te mire nderkohe qe kishte te tjere plot qe jane paraqitur me mire se pike apo dani alvesh sic thote dhe Mateus. ka plot lojtare si nga Juventus,Dortmund,Bayern Munchen etj qe jane paraqitur shume me mire se keta tenxheret qe jane zgjedhur.

    1. xhoni says:

      Keni harruar pa vene ne 11-tshen me te mire,futbollistin e TROPOJES,Sali Ram Berisha!!!
      Triblimet e tij ne VJEDHJEN e votave ne zgjedhje nuk i ka bere asnje ne 200 vjet futboll!!!

  2. VLONJATI NGA VLORA says:

    ka lojtare te tjere qe meritonin te ishin aty,mbi te gjithe tiago silva…

  3. beni says:

    nuk eshte vetem reali i madritit dhe barcelona qenka dhe falkao i realit tjeter,apo dhe ky ka kaluar tek madriti

  4. Pranoni zhvillimin says:

    Ky eshte formacioni i jashtetoksorve !
    Beni dhe nje formacion per Gjermanet,per Europen !

  5. Leonard says:

    E pashe ate formacionin dhe ishte pak a shume i goditur. Kampionati spanjoll eshte me i miri ne Bote dhe yjet qe luajne ne Spanje jane sa totali i yjeve te Anglise, Gjermanise, Frances e Italise te marra se bashku. Atehere pyeteni pak kete Maton e Gjermanise se çfare kerkonte qe t’i fusnin ne formacion? Pirlo eshte nje gjysh statik qe nuk i dikton dot ritmin asnje ndeshjeje. Humels eshte lojtar pak me lart se i zakonshmi, nga ata qe tek “cantera” katalanase apo madrilene, gjenden me shumice. Vetem nje emer(polak) nga Gjermania, duhet ta kishin futur ne formacionin me te mire: Lowandowskin e Borusias se Dortmundit!

  6. Rodrigo says:

    Te mos futesh Pirlon ne formacionin me te mire te vitit pasi i dha titullin kampion Juves dhe coi Italine ne finalen e Europianit….. ?

  7. Tan_Tironci says:

    Une e kom pas dit, se nje lojtar i mire, eshte ai, qe osht i kompletum ne teknimke, apo ne taktike.
    Nese Mesi, me te drejte e fitoi Topin e Arte, vjet psh, nuk mori ndonje trofe te rendesishem me Barcen apo Kombetaren, por… u perzgjodh ne baze te cilesive individe.
    Falkao osht Meravigliao, por, kurre me i mire se Ibra. Me bindje e them. Ibra osht i cik Trap, por… kur mendon se ka lone shenja me Ajax-in, Juven, Interin, Milan, dhe pse jo me Barcen ( 26 gola ne 6 muaj sjone pak)…apo sot me PSG-nin!!!, Falkao osht lojtar i mire, por, fale menaxherit, qe spo le gazetta pa paguar per tia rritur vlerat e pordheve, sorry FIFA, e keni dhjere, Matheus per President.

    1. Bledi, Australi says:

      Ibrahimohiçi me i mire se Falkao??? Ti duhet te jesh me origjine nga Lazarati se vetem ai “çaji” special qe prodhohet andej, te ben te blasfemosh keshtu! Falkao eshte fenomen njelloj si Mesi, jo pordhac i fryre nga mediat. Falkao eshte lojtar qe golin ta nxjerr nga varri, edhe kur skuadra nuk e ndihmon! Gjuan nga larg me precizion e ne levizje, snajper ne goditjet e denimit, skifter ne lojen ne ajer edhe pse nuk eshte shume i gjate, mjeshter ne gjuajtjet e penalltive, ujk ne zonen e kundershtarit, kthehet ne mbrojtje e mbron si nje mbrojtes, topin po s’ia dhe ia rremben vete kundershtarit, e godasin e masakrojne si asnje lojtar tjeter e nuk rrotullohet si i plagosur per vdekje per te pare kartonin e kuq per kundershtarin, siç bejne ca xhuxha rufiane; ku ke lojtar me te kompletuar se Falkao ne Bote? Edhe Mesi qe eshte fenomen, goditjet e denimit s’di t’i gjuaje mire, penalltite jo gjithmone t’i rras brenda, te mbroje nuk di.
      Falkao eshte nje gjigand qe po te luante me nje skuader si Barcelona apo Reali, do te ishte rivali me i denje i Mesit!
      Sa per Spanjen dhe skuadrat spanjlolle pastaj, flasin rezultatet, keshtu qe Mateusi duhet t’i kete zili por jo t’u haje hakun!
      Nuk ka skuadra ne Bote si Reali i Madridit dhe Barcelona, Mançesteri, Arsenali, Bajerni, Borusia, PSG, Lioni, Juleshi i Torinos, Millaci i kumbar Berluskoqes, Interuqi i sulltan Muratit dhe ndonje skuader tjeter, jane pak a shume ne nivelin e skuadrave te dores se dyte te kampionatit spanjoll, si Atletiko Madrid, Valencia, Levante, Sevilja, Malaga. Pirlo eshte xombi qe ecen jo vrapon, Ibrahimohiç eshte si prapashtesa e mbiemrit te tij… te na thoje pak Mateusi se ke do te zgjidhte ne kampionatin gjerman, per te rivalizuar me gjigante si Mesi, Iniesta, Ronaldo, Xabi Hernandes, Falkao, etj.

      1. uiu says:

        po pse me, piquet qeka me i mir se thiago silva? ky i fundit esht mbrojtesi me i mir ne bot per momentin , niveli maldinit.

  8. marin says:

    Spanja???? hahahah perveq kombetares ska me ekipe. turpi i rradhes i fifas qe shihet si instuticioni me i korruptuar ne bote. Federata angleze duhet te protestoje.. po ku?? Ahhh harrova se edhe komuniteti europian jane kembe e krye te korruptuar

    rrofte Mbreteresha. Fuck the rest

  9. TOTILA says:

    Kush MATEUSI ? Eshte i vetmi lojtar gjerman qe u be ZORRAXHI NE VITIN 2000 ,KUR DONTE TE VENDOSTE REKORD BOTEROR PER MOSHEN DHE PJESEMARJE NE EUROPIAN .Si more F.I.F.A nuk vuri BIZHDOLLANIN SHAL—–QIRIN apo ate bukuroshin KALIPSO ,GOMEZIN .

  10. Guxhua says:

    E para nuk duhet te perdoren fjale te pista dhe eshte mire redaksia te mos i botoje komntet e tilla. Edhe une mendoj se do ishte e mire qe perzgjedhja te ishte me e miksuar. Me perjashtim te Messit Ronaldos dhe Iniestes te tjeret nuk eshte se nuk kane konkurente. Mjafton te permendet fakti qe Barca dhe Reali u eleminuan nga liga e kampioneve. Kjo duket sikur u be per te shuar rivalitetin midis ketyre dy ekipeve. Dhe ekipi i botes kur luan merr lojtare mbase dhe jo shume te degjuar. Por kur kjo behet me votim jo si tek ne nuk ke cfare ti besh.

  11. bobi says:

    jane ca ktu qe smorin vesh fare nga futbolli… vetem Braca ha buke vec ktu se reali madridid ka nja 10 vjet qe spo shef finale me sy…mire qe mori vjet i kampionat por ne gjysemfinale humbi perball bayernit…

    Si mund te jete psh marcelo i bananeve (i here lu i here slu) me mire sesa lahmi???Si mund te jete druvari xabi alonso me mire se pirlo,schweinsteiger,etj????
    Jane nja 4 emra aty qe te bojn me qesh. Ca ka fitu ky Falcao kupen tim,apo trofeun supersport? Eshte me i sukseshem se Kavani,Ibrahimovic, Drogba????Per mu jo.

    Per dike qe thote klubet e tjera ne europe jane ne nivel me Sevilen po i kujtoj qe pervec kto te dyjave ne europe ekipet spanjolle munden fuqishem. Kampionati spanjoll mbaron… 105 pike barca,100 reali dhe 45 pike vendi i trete dhe ti me flet mu per nivel ekipesh. Ik ore breksalep mos fol per futboll.

    Erdhi Bayerni vjet (pervec tradites qe ka) realin e zgerdhin perhere. Ket vit ja zhyti dhe Dortmundi Realit legjendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje