Tifozët e Çelsit shpërthejnë kundër dyshes Benitez-Torres

10 Janar 2013, 13:19Sport TEMA

Humbja në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës përballë Suonsi ka tensionuar përsëri situatën te Çelsi, me tifozët e skuadrës që kanë kërkuar në kor largimin e trajnerit Rafael Benitez dhe sidomos sulmuesit Fernando Torres.

Që nga Momenti kur Suonsi kaloi në avantazh në pjesën e parë, tifozët filluan koret kundër Benitez, duke i kërkuar të largohej, ndërsa thirreshin emrat e Zhoze Murinjo dhe Roberto Di Mateo, bashkë me atë të Frenk Lampard.

Më pas, seria e gabimeve në pasime të Fernando Torres solli irritimin e stadiumit me sulmuesin spanjoll dhe tifozët kërkuan që në vend të tij të aktivizohej blerja e re e klubit, Demba Ba.

I vetmi moment kur Benitez u duartrokit nga tifozët ishte pikërisht kur futi në fushë sulmuesin 27 vjeçar, duke larguar Torres, i cili duket se tashmë ka humbur përfundimisht besimin e tifozëve londinezë.

Për më tepër, Ba u tregua shumë më i rrezikshëm në 9 minutat që luajti sesa Torres në 81 minutat e mëparshme, duke bërë që tifozët të shtonin talljet ndaj Benitez, për ta cilësuar një trajner të paaftë.

Në një situatë të tillë, mediat angleze raportojnë se edhe presidenti Roman Abramoviç tashmë është shqetësuar për situatën e rrezikshme që është krijuar me tifozët, pasi rrezikon që në ndeshjet e ardhshme të shohë stadiumin gjysmë të boshatisur dhe të ardhurat e klubit të reduktuara ndjeshëm./lajmeshqip

4 komente në “Tifozët e Çelsit shpërthejnë kundër dyshes Benitez-Torres”

  1. TOTILA says:

    I vetmi person QE E KUPTON MODULIN e TORRESIT eshte DEL BOSQUE ,por dhe ky vetem derisa te kete 2 “ARTISTET ” XAVI dhe INIESTA . ANYWAY ,nuk besoj qe dyshja BENITEZ -TORRES t’a kete epersine qe ka dyshja tjeter MURINJO-RONALDO !

  2. TOTILA says:

    I vetmi person QE E KUPTON MODULIN e TORRESIT eshte DEL BOSQUE ,por dhe ky vetem derisa te kete 2 “ARTISTET ” XAVI dhe INIESTA . ANYWAY ,nuk besoj qe dyshja BENITEZ -TORRES t’a kete epersine qe ka dyshja tjeter MURINJO-RONALDO ! Sidoqofte CHELSEA eshte ekip mercenaresh DHE ME KULTURA dhe prurje te ndryshme ,dhe do te ishte e veshtire per cilin do qe te trajnonte kete dhe keto ekipe . Per mua zgjidhja eshte KRIJIMI I EKIPEVE ZINXHIR . Bota e futbolit filloi dhe degjeneroi qe me abrogimin e ligjit BOSMAN . THUAJSE ne te njejten kohe linden , u rriten dhe lulezuan dhe KOMPANITE e basteve TE CILAT NE SHUME RASTE DIKMTOJNE REZULTATE NDESHJESH ,duke ja perdhosur bukurine FUTBOLLIT.

  3. Tifiz i Celsit says:

    E ndjek me vemendje Celsin. Menyra trdicionale e lojes tek Celsi nuk ka te beje aspak me ate te Torres. Ky djalosh spanjoll luan ne menyren me brilante te mundshme, por te qendrosh ne sulm duke levizur pa pushim dhe askush nuk nis nje top ne drejtimin tend, kjo eshte e lodheshme. Eshli Kol eshte i gatshem te largoj kurdohet topin kuturu mjafton te mos pasoj ne drejtim te Torresit. Shkurt, nuk ka lojtar qe te jete pritur aq jomiqesisht sesa Torresi tek Celesi. Menyra e tij e lojes eshte pasi i gjate dhe jo cicmicet e pambarimte te Celsit per ta cuar topin nga porta e tyre tek ajo kundershtare. Kopjimi i lojes se Barcelones eshte marrezi per ekipet e tjere.Aq bukur mund te lozin vetem ata lojtar qe perbejne Barcelonen. Por, hiqu Mesin dhe kur te shohesh ata shkojne direkt ne mes te tabeles.Model per nje futboll te bukur mbetet vetem Reali.

  4. Emigranti_UK says:

    Benitez eshte nje cop muti qe nuk e ka idene nga futbolli.
    Tifozet e Interit e dijne shume mire pasojat e tij. Te njetet futbollist qe fituan champjonsligen me Morinjen ishin ne fund te tabeles me Rafa Benites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje