Kristiano Ronaldo ka treguar publikisht mbështetjen ndaj trajnerit Zhoze Murinjo duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit dhe duke u kërkuar tifozëve të ndërpresin kontestimet ndaj tij.
Lojtari u largua nga fusha e stadiumit “Santiago Bernabeu” duke marrë si dhuratë topin e ndeshjes pas tregolëshit të shënuar ndaj Selta Vigos, i 18-ti me fanellën e madrilenëve, që këtë radhë u shoqërua me duartrokitjet e tifozëve që vlerësuan paraqitjen e tij në kualifikimin e mëtejshëm në Kupën e Mbretit.
“E ndjej mbështetjen e stadiumit prej kohësh dhe kjo më lumturon. Jam më i motivuar kur njerëzit më mbështetin dhe e vlerësoj të gjithë dashurinë që njerëzit po shprehin ndaj meje”, tha ai duke iu referuar edhe parullave të shumta që u shfaqën në stadium, ku në shumë prej tyre shkruhej se ishte ai fituesi i “Topit të Artë”.
Më pas, ai lëshoi një mesazh të qartë në adresë të tifozëve, duke iu lutur që të mos vazhdonte më persekutimi ndaj trajnerit Zhoze Murinjo, i cili vërshëllehet vazhdimisht në “Santiago Bernabeu”.
“Dua të kërkoj që këto vërshëllima të ndalojnë. Nuk ka nevojë të shohim prapa, pasi trajneri do të qëndrojë me ne. Kemi ende shumë për të fituar në këtë vit pasi u kualifikuam në Kupën e Mbretit dhe synojmë Ligën e Kampioneve. Tani boll më! Trajneri ynë kërkon të bëjë maksimumin dhe është një profesionist i jashtëzakonshëm. Këto vërshëllima nuk ndihmojnë askënd”.
“Nëse fitojmë Kupën dhe Ligën e Kampioneve, ky do të kujtohet si një vit shumë i mirë. Duhet që të ketë mbështetje për ne dhe jo kontestime. Tani boll me vërshëllimat, pasi edhe në lojtarët në fushë e ndjejmë kur publiku nuk mbështet trajnerin”, ishte lutja publike që Kristiano Ronaldo u bëri tifozëve.
Per te qene i sinqerte RONALDUA e ka filluar kete vit ne menyren me te shkelqyer ,si asnjehere me pare duke shenuar 5 gola ne 2 ndeshjet ,2 ne LA-LIGA dhe 3 ne COPA DEL REY ,te cilen sic kam thene mund t’a fitoje REALI ,kurse per CHAMPIONSIN nuk beoj sepse per mua ky CHAMPIONS do te jete pa dyshim POLITIK . Nga ana tjeter me beri nje tjeter gje pershtypje qe tregon se RONALDUA KA DHE AI anene e tij te mire NJEREZORE . Ne mbremjen ne ZYRIH ,kur u ndane cmimet E VITIT ne futboll ,RONALDUA e preku ne shpine GUARDIOLEN ,per t’a PERSHENDETUR ,kurse GUARDIOLA ja ktheu pershendetjen duke …….KTHYER KOKEN NE ANEN TJETER . TURP ,per GUARDIOLEN ,VEPRIM ,i cili I HEQ ATIJ SHUME PIKE. Per maredhenien TIFOZE te REALIT – MURINJO ,mendoj se KRISJA eshte e madhe dhe muri qe te riparohet ,duhet SHEMBUR dhe te RINDERTOHET nga e PARA .
Mourinjo eshte nje sharlatan, egoist, dhe pa edukate.
Madridi ben mire qe po e trajton si emigrant Portugez.
Bleu lojtare Qindra Miljon Euro, dhe mezi barazon ne fushen e vet.
Po ti marresh tek e tek, lojtaret e Realit jane njesoj me Barcelonen.
Por eshte traineri qe nuk di ti koordinoje. Mourinjo do iki me turp.
Ik o Pilo ziej ndonje pilaf… Koqe…
Nuk lejojet qe fshataret te diskutojne per sport. Shko kullot lopen…
Haha,,,,
totila me behet qejfi per analizat e holla qe beni ne pergjithsi,te pergezoj per kete,por morinjo sa ka ardhur te reali nuk ka bere apo fituar,un nuk e krahasoj kurr me kapelon ,del boshken apo shusterin te cilet qe vitin e par tek reali fituan jo vetem tituj,por edhe me loj te bukur.morinjo eshte nje karagjoz portugez qe ka shum qejf te jap deklarata’te pozoj neper revistasesa te merret me pun.Ai erdhi me buj te ndalte barcen dhe pam se sa mir e ndali,kerkoi dhe mori ca deshi tek reali madje hoqi edhe ke deshi dhe tani eshte 16 pik larg kreut,te siguroj qe kjo nuk kishte ndodhur kur te reali pa mbaruar faza e pare te ket kte distance??Si portugez bravo i qofte se i pasuroj klubet e tyre duke sjell portugezet me vete atje ku ka vajt.Ai duhet te iki sa me pare nga reali,per te mos u degjeneruar fare….sekter turi miu
TOTILA publiku ben mire qe fershellen fodullin morinjo dhe jo vetem ate te fershellej po dhe karagjozin ronaldo duhet fershellyer ne te njejten menyre dhe sa per Guardiolen ben mire te mendohesh para se te flasesh….