Fyerjet ndaj arbitrit, Serxhio Ramos pezullohet për 5 ndeshje

11 Janar 2013, 12:47Sport TEMA

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle, i cili ka dënuar me 5 ndeshje pezullim mbrojtësin Serxho Ramos. Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Selta Vigo në Kupën e Mbretit, por dënimi i tij i rëndë është dhënë për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj gjyqtarit ndërsa po largohej nga fusha e lojës.

“Të të vijë turp” është fraza e parë që ka përdorur tre herë ai kundër gjyqtarit Aiza Gamez, pasi ky i fundit i nxori kartonin e kuq. Më pas, mbrojtësi 26 vjeçar ka kaluar edhe në fyerje më banale. “Ke gjithë ditën që na e fut”, ishte perifrazimi i sharjeve të tij të vazhdueshme ndaj gjyqtarit, ndërsa po largohej nga fusha.

Më pas, ai i është drejtuar edhe asistenti të gjyqtarit: “Gjithmonë njëlloj, sa të paturp që jeni”, ishin frazat e tij, të përshkruara në raportin e ndeshjes.

Ndonëse gjatë ditës së sotme, Serxho Ramos i ka telefonuar kryetarit të shoqatës së gjyqtarëve spanjollë për t’i kërkuar falje, Komisioni i Disiplinës nuk e ka marrë parasysh një gjë të tillë dhe ka dhënë dënimin e ashpër që do të sjellë mungesën e lojtarit në 3 ndeshje kampionati dhe 2 të Kupës së Mbretit.

Megjithatë, Real Madrid ka apeluar këtë vendim, duke dërguar pamjet filmike që sipas madrilenëve provojnë se kartoni i parë i verdhë i Serxho Ramos ishte i padrejtë./lajmeshqip

2 komente në “Fyerjet ndaj arbitrit, Serxhio Ramos pezullohet për 5 ndeshje”

  1. TOTILA says:

    Fytyra me e ndyre e REALIT BASHKE ME XABI ALONSON (SKUTHIN) ,dhe menjehere mbas tyre vjen PEPE ,KAENTRAO ,DHE NE FUND NDYRESIRA MURINJO.

  2. analisti says:

    Sigurisht qe jane efektet e Murinjos
    Ashtu si nga here qe bene perpjekje per te
    ndertuar nje ekip agresiv me tipare rrugacerie.
    Eshte e vertete se Kartona marrin te gjitha ekipet
    neper bote,por te tipir Serxho Ramo apo Baloteli,zor se
    i has aq te egera.RM.se pari duhet te edukohet
    ndryshe nuk do gjeje perkrahje.Sporti eshte
    dashamires pasi ne rradhe te pare shpreh respekt per vete
    dhe per sportdashesin.Nga kjo pikepamje ky Real
    qendron mjafte larg,dhe pergjegjesia bje mbi Murinjon
    i cili e trajtone kete ekip me dy standarte.
    Ca te Portugalise dhe ca te Spanjes…
    dhe kjo eshte fatkeqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje