Tifozët e inatosur të Çelsit kanë kërcënuar me bojkot të ndeshjeve të kësaj skuadre, derisa Rafael Benitez të largohet nga detyra. Tifozët mendojnë se klubi po shkatërrohet nga mënyra se si po drejtohet aktualisht dhe janë të bindur të vazhdojnë protestat derisa të shohin të largohet trajnerin spanjoll.
Inati i tifozëve u shpreh pas humbjes 2-0 ndaj Suonsi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës, me kryetarin e grupit të organizuar të tifozëve të Çelsit, Trizia Fiorellino, që tregoi të gjitha shqetësimet e atyre që shohin rregullisht ndeshjet.
“Ne po kalojmë kohë të vështira dhe rrezikojmë të humbim atë që është shpirti i këtij klubi. Unë njoh shumë tifozë të Çelsit të cilët nuk do të ndjekin më ndeshjet në stadium derisa Benitez të jetë larguar nga drejtimi i ekipit. Sipas eksperiencës time, tifozët që nuk ndjekin klubin, nuk kthehen më”.
Shefi i administratës së klubit, Brus Bak, u fye në kor nga tifozët par ndeshjes së mesjavës, ndërsa u thirrën me radhë emrat e ish-trajnerëve, Zhoze Murinjo dhe Roberto Di Mateo. Një nga tifozët shkoi deri aty sa në fundin e takimit, iu afrua pjesës së pankinës së trajnerit spanjoll duke e fyer atë me fraza banale.
“Protesta ndaj Brus Bak ishte universale. Dikush nga klubi bëri një përllogaritje shumë të gabuar duke e zbritur atë në fushë para ndeshjes. Ne i jemi mirënjohës asaj që Roman Abramoviç ka bërë për klubin, por Benitez nuk është trajneri i duhur për Çelsin”, tha Fiorellino.
benitez eshte trajneri me injorant qe ekziston dhe me vjen keq per chelsin qe po drejtohet nga 1 trajner i tille..uroj dhe shpresoj ta heqin sa me shpejt se as ne champions nuk do i kualifikoi ky..eshte nje humbes i lindur..edhe ato qe i ka fituar me liverpulin kan qene rastesi.