Luçiano Moxhi i hyn politikës

12 Janar 2013, 11:47Sport TEMA

Luçiano Moxhi kthehet në jetën aktive, por këtë radhë si politikan dhe jo në botën e futbollit. Ish-drejtuesi i Juventusit, i përjashtuar nga futbolli për shkak të përfshirjes së tij në skandalin “Calciopoli”, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Itali.

Konfirmimi ka ardhur nga stafi i Stefania Kraksi, e cila e ka venë të parin në listë në zonën e Piemontes për Partinë e Reformistëve Italianë, në aleancë me PDL që është koalicioni që pretendon të fitojë zgjedhjet parlamentare. “Ai është simboli i betejës politike kundër cirkuitit mediatik-gjyqësor që shkatërron karrierat e njerëzve”, ishte komenti i vetë Stefania Kraksi, kryetares së kësaj partie.

“Po flasim për figurën më të madhe të sportit në Itali. Moxhi nuk është thjesht një kandidat për partinë, është një flamur ndaj këtij sistemi që zgjat prej 20 vitesh, duke shkatërruar familje, karriera dhe nderin e njerëzve. Ai është një flamur kundër këtij vendi hipokrit që kërkon gjithmonë dikë për të fajësuar. Ai është një simbol kundër atyre që bënin sikur nuk e dinin si është ndërtuar sistemi i futbollit italian dhe luajtën rolin e të çuditurit”.

4 komente në “Luçiano Moxhi i hyn politikës”

  1. pd-isti says:

    Ky eshte mjeshter, ia kalon Ilir Metes!

  2. Argita_B says:

    Bashkepunimi i nje kalabreze me nje nga kokat e korrupsionit te futbollit italian pritet ti sjelli nje te ardhme te bégate popullit italian….

  3. DUM BABEN says:

    Imagjinoni!
    Nje njeri denohet per pislleqet ne sport,dhe kerkon te fuse hundet ne jeten politike te nje vendi!
    A nuk duhet qe edhe ketu ai mos te shkele asnjehere?

  4. Abdylaqimi I Madh i Maqedonise says:

    Jo po eshte SHENJTOR. Italianet nje popull mafioz dhe asgje me teper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje