Murinjo: Kampionati iku në javët e para

13 Janar 2013, 18:10Sport TEMA

Trajneri i Real Madrid, Zhoze Murinjo, ka vlerësuar ekipin e tij, ndonëse u ndal në një barazim pa gola përballë Osasunas në ndeshjen e të shtunës në darkë. Madrilenët u shfaqën shumë larg formës së tyre më të mirë në një ndeshje ku vendasit arritën të mos i lejonin të krijonin raste të shumta për të shënuar.

“Nuk është e lehtë të krijosh raste para kundërshtarësh të tillë. Ne kishim raste për të shënuar, jo shumë, por kishim. Më pëlqeu sjellja e skuadrës dhe shumë lojtarë zhvilluan një ndeshje të madhe. Albiol dhe Koentrao meritojnë të vlerësohen pasi luajtën mirë, ndonëse sapo u kthyen nga dëmtime të gjata”, tha portugezi.

Iker Kasijas ishte titullar në këtë ndeshje, ndërsa Murinjo bëri të qartë se rotacioni në portë do të vazhdonte, duke mos garantuar një vend për kapitenin e madrilenëve dhe duke i dhënë merita të gjithë skuadrës që në ndeshjet e fundit kishte luajtur më mirë në prapavijë.

“Në dy ndeshjet e fundit, skuadra ka luajtur mirë në mbrojtje dhe ai është pjesë e saj. Më pëlqeu se si luajti edhe ndaj Selta Vigo, duke qenë në lartësinë e duhur për t’i dhënë një shtysë skuadrës së tij. Megjithatë, është shumë herët për të thënë nëse do të luajë ndaj Valencias të martën”, shpjegoi Murinjo.

Në fund, Murinjo lëshoi edhe batutën interesante mbi arsyen se pse sot, Reali mund ta shohë veten 18 pikë larg Barcelonës në luftën për titull.

“Nuk dua të shpjegoj se pse mund të jemi 18 pikë larg. Shpjegimi është shumë i gjerë. Në javët e para kanë ndodhur gjëra për të cilat nuk kam dëshirë të flas. Si rrjedhojë, kur diferenca është e madhe, një skuadër luan pa trysni, ndërsa tjetra po. Por nuk kam dëshirë të flas për atë që ndodhi në 6-7 javët e para të kampionatit”, tha Murinjo, duke bërë që të lindin kuriozitete mbi arsyen pse portugezi e bëri një deklaratë të tillë dhe çfarë është ajo për të cilën nuk do të flasë ai.

5 komente në “Murinjo: Kampionati iku në javët e para”

  1. pilo lala says:

    Ky eshte ne kategorine e Balotellit, kalamaj ne klasen e gjashte.
    Mbas Realit, vetem ndonje ekip Arab ose Turk, ose rus mund ta marri trajner.

    1. agim says:

      REALI KA KONTRATE ME DY KOMP ME TE MEDHA TE BASTEVE NE BOTE S,ESHTE VETEM FAJ I KETI USHTARI QE ZBATON URDHERAT,KJO ESHTE E GJITHA,

    2. Argita_B says:

      Kalamj me 2 liga kampionesh e 4 here fitues kampionati ne liga te ndryshme… do te doja te isha dhe une kalam si puna e atij!
      Qe prej 10 vitesh eshte sezoni i vetem qe ka qene dobet (dobet per statusin qe ka Reali se eshte akoma i kualifikuar per ligen e kampioneve). Eshte Barcelona ajo qe kete sezon eshte fantastike, ka humbur vetem nje pike qe nga fillimi i kampionatit, dhe ate e ka humbur me Realin.
      Nuk ka trajner ne bote mos kete kaluar ne karieren e tij nje sezon te dobet..
      Problemi eshte se kur Murinjo kalon ne sezon te dobet, gjithe bota merret me te pasi shiten gazetat.
      Mançini u be tre sezone te City qe mezi fitoi nje kampionat dhe nuk merret njeri sa merren me Murinjon.

  2. TIRANA says:

    KURMEREN DHE KATUNARET ME KOMENTE SPORTIVE?!

  3. tepelensi nga damsi says:

    do akoma maorinjo ?Po cfar te ka ngelur te humbesh akoma nga personaliteti jot,pa lere realin o shpifs!!!!Me ne fund besoj se e moren vesh edhe fansat e zjarte te tij ktu ne shqiperi,se sa i zoti eshte MOU.Largou o i pacip,o cigan,o turi mi dhe mer nje ekip qe ti me ngritjen tende profesjonale i pershtatesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje