FIFA: Rosiçki e Tiago Silva kanë harruar për kë votuan

13 Janar 2013, 15:14Sport TEMA

Akuzat e ngritura nga rrjeti i famshëm televiziv “Al-Zhazira” rreth manipulimit të mundshëm të votimeve për “Topin e Artë” në favor të Lionel Mesit, kanë marrë përgjigje nga FIFA, e cila ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura rreth kësaj çështje, përsa i përket votave të Tomas Rosiçki dhe Tiago Silva.

“Unë votova për Balotelin, por FIFA ia dha votën time Mesit”, ishin fjalët e Rosiçkit. Në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe qendërmbrojtësi i PSZH, Tiago Silva. “Unë i dhashë votën time Balotelit, por sipas FIFA-s, kam votuar për Mesin. Kjo është e trishtueshme”.

Por FIFGA ka dhënë versionin e saj të fakteve, duke i bërë thirrje lojtarëve të kujtohen mirë për votimet që kanë bërë.

“Të gjithë këto thashetheme janë të pavërteta. U lajmëruam për këto deklarata të bëra dhe kemi bërë kontrollet e nevojshme. Mund të konfirmojmë se ato që u publikuan pas ceremonisë së dhënies të “Topit të Artë” janë të dokumentuara. Gjithçka është krejtësisht e saktë, dokumentet janë të tilla. Çdokush është i lirë të interpretojë në mënyrën e vet pse disa njerëz nuk kujtojnë se për këtë kanë votuar”, ishte reagimi zyrtar i publikuar nga “Eurosport”.

2 komente në “FIFA: Rosiçki e Tiago Silva kanë harruar për kë votuan”

  1. AMERIKANI says:

    turp qe nuk marrin vesh nga futbolli keta dy futbolliste,baloteli ,,,,,,pika qe su bie,

    1. safiu says:

      c’ke me ta ata le votojne ke te duan, por ne fifa eshte si ne shqiperi qe votat I numeron saliu atje I numeron blatter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje