Ibra tallet me Ronaldon dhe Mesin

13 Janar 2013, 18:11Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç është tallur publikisht me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, duke mos kursyer batutat ndaj tyre në disa deklarata që janë shpërndarë në mediat suedeze. Duket se sulmuesit të PSZH nuk i pëlqen fakti që vazhdon të injorohet në garën për “Topin e Artë” dhe për këtë arsye, nuk ka kursyer thumbimet ndaj atyre që morën pjesë në ceremoninë e 7 janarit.

“Ronaldo është spektator, por i privilegjuar. Gjithmonë sheh nga rreshti i parë ceremoninë ku nderohet Lionel Mesi”, ishte fraza e tij e publikuar nga shumë media suedeze, të cilat më pas kanë theksuar se sulmuesi kishte deklaruar gjithashtu se Ronaldo nuk duhej të ishte as mes finalistëve të këtij trofeu. “Ka të paktën 10 lojtarë që janë më të mirë se Ronaldo”, ishte batuta e tij e radhës.

Pas thumbimeve ndaj portugezit, radhën e ka pasur argjentinasi, me të cilin Ibrahimoviç është tallur duke iu referuar shtatlartësisë së tij.

“Ai mund të ketë fituar “Topin e Artë” përsëri, por vazhdon të ketë nevojë për një shkallë sa herë që ka nevojë për të blerë një çokollatë nga shpërndarësi automatik”, ishte batuta e suedezit.

Mediat e ndryshme evropiane kanë hezituar fillimisht të publikojnë këto deklarata, duke pritur një përgënjeshtrim të sulmuesit suedez, por duke parë se ai nuk ka ardhur, kanë kuptuar se thumbimet e Ibrahimoviç kanë qenë të vërteta, edhe pse mund të jenë thënë në një ambient shoqëror dhe jo me qëllimin për t’u publikuar në gazeta.

8 komente në “Ibra tallet me Ronaldon dhe Mesin”

  1. DUM BABEN says:

    Kete nuk kupton ky boshnjaku.
    Kur luhet futboll,duhet edhe zgjuarsi,por te jesh I gjate nuk do te thote qe je edhe I zgjuar.

    1. leon says:

      Sa budfall ky hund-derri!
      Edhe GOMARI,TE GJATE E KA,POR PRAP ESHTE GOMAR!!!!
      MALOKU SLLAV le te mburret sa te doje,por VEZEN E MESIT NUK DO TA BEJE DOT KURRE!!!

    2. Artisti says:

      hahahaha, nuk i la qe nuk i la keto gjera ky. Eshte i madh komplet zllatani. Nje cunat qe nuk u edukua kurr
      http:// orasport.al/video-golat-me-te-bukur-te-ibrahimovicit

    3. Ashtu êshte bir, edhe ti je shumê i zgjuarê

  2. ar says:

    Race e keqe sllave! ?

  3. s,ja ka fajin messi ketij se eshte 2 meter budalla sllav !!

  4. olsi Suedi says:

    Jevgu i Bosnjes kerkon te zbardhe lekuren.

  5. daja says:

    Inati ju err syte,por di te them se ky boshnjaku e ka treguar veten e tij me shume klube.Ta provoje dhe mesi njehere pa inesten e xavin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje