Vilanova: Dua vlerësim për punën, jo për sëmundjen

14 Janar 2013, 12:16Sport TEMA

Fitorja 3-1 e Barcelonës në fushën e Malagas me rezultatin 3-1 ka bërë që katalanasit të thyejnë me 3 pikë rekordin e mëparshëm në gjysmën e kampionatit, pasi tashmë kanë 55 të tilla në 19 ndeshje ku thuaje nuk kanë gabuar asgjë. Një fakt të tillë e ka pranuar edhe Tito Vilanova, trajneri i katalanasve, i cili njëkohësisht ka treguar se është më i lumtur nëse do të përmendej për punën që po bën me ekipin, sesa për betejën e tij të vazhdueshme kundër kancerit.

“Jemi shumë të lumtur, pasi është e pabesueshme që kemi marrë 55 pikë nga 57 të mundshme në gjysmën e parë të kampionatit. Të vish këtu në fushën e Malagas, që kishte pësuar vetëm 13 gola deri më sot dhe të shënosh 3, është diçka e shkëlqyer gjithashtu”.

“Për më tepër, nivelet tona të paraqitjeve janë në maksimum dhe kjo më qetëson. Po luajmë me të njëjtën dinamikë të 4-5 viteve më parë dhe kjo ndihmon gjithashtu. Kuptohet që do të jetë e vështirë që të mbajmë të njëjtin nivel gjatë të gjithë kampionatit, pasi shpejt kemi edhe Ligën e Kampioneve, ndërsa në fazën e dytë do të luajmë në fushën e skuadrave të Madridit. Ndaj duhet të vazhdojmë punën tonë. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që kam marrë rreth situatës time shëndetësore. Por do të dëshiroja që të vlerësohesha për punën time, jo për sëmundjen që po kaloj”, ishin fjalët e teknikut katalanas, i cili në fund ka dashur të theksojë se David Vija nuk ishte në shitje dhe as që planifikohej largimi i tij nga “Kamp Nou”.

“David nuk do të largohet pasi ne jemi shumë të lumtur me të. Në ndeshjen e Kupës ai shënoi 2 gola shumë të bukur. I tiji ka qenë një proces i gjatë riaftësimi, por ne e dimë rëndësinë që ka ai në skuadër dhe jemi të sigurt se do të na ndihmojë shumë në këtë sezon”.

1 komente në “Vilanova: Dua vlerësim për punën, jo për sëmundjen”

  1. sportdashesi says:

    zVilanova; E ndjej se cdo fitore e Barcas
    eshte nje Terapi kuruese per shendetin tuaj.
    Ekipi duhet ta beje kete sa me shume te jete mundur.
    Barca eshte i vetmi Klub qe ka ne nivele cilesore
    Dy ekipe te para(Ketu nuk mund te flasesh per ate
    rezerve) Dhe per kete eshte edhe merita juaj i nderuari
    Vilanova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje