Braziliani Neimar ka deklaruar se nuk ka asnjë parakontratë me klubin e Barcelonës, duke hedhur poshtë zërat për një akord mes tij dhe katalanasve për transferimin te kjo skuadër në sezonin e ardhshëm apo pas Botërorit.
Në raportin vjetor financiar të Barcelonës, u zbulua pagesa e një shumë prej 10 milion euro, ndërsa ishte parashikuar si “shpenzim blerje” një shifër e pashpjeguar prej 40 milion eurosh, për të cilat mediat spanjolle aluduan se ishin paratë që nevojiteshin për të marrë Neimar nga radhët e Santos dhe se pagesa e këstit të parë ishte kryer.
Megjithatë, në një intervistë të dhënë për gazetën uruguaiane “El Pais”, sulmuesi ka hedhur poshtë ekzistencën e këtij akordi.
“Nuk kam asnjë marrëveshje me Barcelonën apo ndokënd tjetër”, tha 20 vjeçari që u nderua nga gazeta në fjalë me titullin “Mbreti i Futbollit të Amerikës së Jugut”.
“E vetmja gjë që kam firmosur është me Santos dhe jam i lumtur. Ata janë një klub i madh me të cilin kam kontratë deri në vitin 2014. Gjëja më e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe unë jam afër familjes time. Objektivi im është të ndihmoj Santos dhe Brazilin, ndërsa më e mira do të vijë falë punës”, tha lojtari.
NA cau menderen dhe ky BISHTUKU ,kerkon te vihet qe tani ne qender te vemendjes !Rritu njehere dhe fito ,pastaj bisedo.