Rosell: Mançester Siti po mundohet të vjedhë nga Barça

15 Janar 2013, 20:49Sport TEMA

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka bërë të qartë se Mançester Siti ka tentuar shumë herë pa sukses të marrë nga Barcelona, lojtarë, por edhe zyrtarë të klubit. Sheikët që kanë në pronësi klubin anglez janë të fiksuar pas modelit të Barcelonës dhe me sa duket mendojnë se po të marrin nga kjo skuadër lojtarë dhe drejtues, do të arrijnë të përsëritin të njëjtin sukses.

“Ka pasur ofensiva të ndryshme nga Mançester Siti drejt strukturave organizative të klubit, në nivele të ndryshme, por askush nuk ka dashur të largohet. Deshën të “peshkonin” këtu te ne, por askush nuk e la veten të peshkohej”, tha Rosell në këtë intervistë të tij, ku foli edhe për temat më të nxehta të momentit te katalanasit si rinovimi i Viktor Valdes apo largimi i mundshëm i David Vija. .

“Nuk mendoj se është e vërtetë ajo që thuhet se Valdes ka vendosur të mos rinovojë. Mendoj se do të jetë një tjetër prej djemve që vendos të qëndrojë në shtëpinë e tij. Ndaj nuk po kërkojmë asnjë alternativë për portën. Vija nuk largohet. Ai vjen nga një dëmtim i rëndësishëm dhe të luash në një skuadër të tillë nuk është e lehtë”.

Në fund edhe dy fjalë për Neimar, për të cilin tha se do të shihej pas përfundimit të kontratës së tij me Santos se çfarë do të ndodhte, por nuk ishte e thënë që të luante për Barcelonën.

1 komente në “Rosell: Mançester Siti po mundohet të vjedhë nga Barça”

  1. TOTILA says:

    Nuk behet “STAN me LEPUJ” . Do behet dhe MANCHESTER CITY !!. Hapu dhe te futemi . ESHTE NJELLOJ SIKUR T’I TRANSPLANTOSH ARIUT ZEMREN e ….PESHKUT (( qe ne kete rast eshte vete M.CITY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje