Maradona: Nuk dua të punoj më në futboll

16 Janar 2013, 12:50Sport TEMA

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka deklaruar se nuk dëshiron më të punojë në botën e futbollit. Reagimi i tij mendohet se ka ardhur pas shkarkimit të shpejtë nga detyra të trajnerëve të ndryshëm në kampionatin argjentinas, sidomos ai i Matias Almeida te River Pleit.

“Pasi mu shpif nga mënyra se si shkarkuan nga puna Almeidan dhe brenda të dielës kishin emëruar Ramon Diaz, unë nuk dua më të punoj në botën e futbollit”, tha ai për “Radio Nacional”. “Prezantimi i trajnerit të ri brenda 3 ditësh ishte i shpifur, unë nuk dua të përjetoj më gjëra të tilla”, tha Maradona, i cili më pas lëshoi një batutë të pakontrolluar. “Nuk do të pranoj asnjë lloj oferte që më vjen. Nuk dua të kthehem përsëri pasi kjo do të thotë të kthehem në m…”, ishin fjalët e tij.

Më pas, legjenda argjentinase ka evituar të bëhet pjesë e debatit për kthimin apo jo të Huan Roman Rikelme te Boka Juniors. “Ajo çfarë ka ndodhur mes Rikelme, trajnerit Bianki dhe presidenti Anxheliçi është problemi i tyre. Ajo që mendoj unë është se ai duhet të luajë përsëri. Nuk mendoj se te Boka, por ai duhet medoemos të kthehet të luajë”, tha Maradona.

3 komente në “Maradona: Nuk dua të punoj më në futboll”

  1. L.Luarasi says:

    ROTACIONI.
    C’jane te pa ngopur me kariere,me pozite,me kolltuk,me salltanete,me pasuri tej norme,ju vjen pa e ndjere sterlodhja,merzia,monotonia,te rinjte me fryme dhe shpirt progresi ndaj ju ndyet u qelbet edhe froni ku kane ngjitur bythet derisa i rezon nga froni ne toke cunami rotacion.
    Ne kete faze ariti edhe Maradona.

  2. TOTILA says:

    PELJA ka qene me i madhi i botes se futbollit deri ne vitin e larget 1973. Qe nga ajo kohe PELEN E respektoj per nje gje ; Qe nuk e NDYU VEHTEN te behej TRAJNER .

    1. AMERIKANI says:

      BEKEMBAUER KUPE BOTE SI LOJTAR DHE TRANJER ,OK,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje