Pep Guardiola ka treguar qartësisht se po bëhet gati të kalojë në Angli. Në një mesazh përshëndetje për 150 vjetorin e krijimit të Federatës Angleze të Futbollit, ish-trajneri i Barcelonës nuk është fshehur duke deklaruar se tërhiqet nga atmosfera e jashtëzakonshme e kampionatit të këtij vendi.
“Më është dukur gjithmonë tërheqës futbolli anglez, për atmosferën, njerëzit dhe mbështetjen e tifozëve”, tha Guardiola. “Si lojtar, nuk arrita ta realizoj ëndrrën time për të luajtur atje, por shpresoj që në të ardhmen të përjetoj një sfidë si trajner dhe të ndjej eksperiencën e të gjithë lojtarëve e trajnerëve që kanë qenë aty”.
“Të luash në atë kampionat është unike, unë dua të ndjej tifozët, atmosferën, raportin me median, stilin e lojës së lojtarëve dhe gjithçka tjetër. Jam ende i ri, jam 41 vjeç, ndaj shpresoj që në të ardhmen të jem në gjendje të drejtoj aty dhe të kem këto kënaqësi”.
Në mesazhin e tij kishte edhe një falënderim për anglezët, në 150 vjetorin e krijimit të FA-së.
“Do të dëshiroja të uroja datëlindjen e 150-të të futbollit anglez dhe sidomos njerëzit përkrah futbollit në këtë vend. Gëzojuni, pasi e meritoni dhe keni qenë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e lojës tonë të bukur”, tha ish-trajneri i Barcelonës.
…ku do qe te shkoje,suksesin qe kishte me Barcelonen,as qe behet fjale ta ket’ me skuader tjeter…
ky hiqet si trajner i madh. e ku e mori famen ky me barcelonen qe me ata lojtare qe ka nuk ka nevoje te kete trajner. edhe nje femije i 4 vjecares do te kishte te njejtat rezultate me barcelonen ndoshta dhe me te mira. do ta shikoni si do i bien puplat dhe ketij
Edhe une jam ne te njejten gjatesi vale me “SPORTIN POPULLOR” .
por TOTILEN:Duke mos pranuar faktin se guardiola eshte nje trajner nga me te miret e duke shar murinjon ne cdo coment tendin me lind e drejta te te pyes,kush eshte trajneri me i mire ne bot sipas mendimit tend?
Sporti popullor;mos e sha guardiolen se do merzitet TOTILA “experti”e sdo komentoj me “xhevaire”.
Zgjedhja e duhur!eshte akzaktesisht ashtu sikur e ka ilustruar Guardiola,prandaj dhe te gjithe joshen te vijne ne Angli…