Futbollistët lënë karrierën për t'u martuar në Perëndim

16 Janar 2013, 11:44Sport TEMA

 Golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2012, Berat Hyseni, të premten do të niset për Zvicër. Atje nuk ka ndonjë klub që e pret për të vazhduar karrierën, por ka fatin e jetës së tij. Ai po shkon tek e dashura, me të cilën shpejt thotë se do të fejohet, e më pas edhe të martohet.

Tani për tani, kjo është primare për të dhe jo futbolli. Por, ai shpreson që në Zvicër të gjejë ndonjë skuadër për të luajtur futboll.

“Janë dy arsye pse kam vendosur të largohem nga Kosova. Një është e dashura ime dhe tjetra është futbolli. Dua të inkuadrohem te ndonjë skuadër futbolli dhe të jem afër së dashurës sime. Në Zvicër do të fejohemi, e pastaj martesën do ta bëjmë në Kosovë. Të premten në mëngjes do të nisem për në Zvicër. Unë ende nuk e kam gjetur ndonjë skuadër ku do të luaj, por disa menaxherë më kanë thënë që do të më propozojnë në disa klube. Synimi im është që jetën ta vazhdoj në Zvicër”, ka thënë Hyseni, shkruan Koha Ditore, sipas së cilës, edhe disa futbollistë të tjerë pritet të largohen për t’u martuar në Perëndim.

1 komente në “Futbollistët lënë karrierën për t’u martuar në Perëndim”

  1. Landi- Sverige says:

    “Martohen” me pashaporten europiane dhe “dashurohen” me dembelizmin e asistences se perjetshme!! Mbi 50% e kosovareve ne Europe kan bere te tilla martesa me kontrate. Po aq, dhe ndoshta me i larte, eshte dhe numri i tyre qe jetojne me asistenca nga shteti per vite e vite te tera!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje