Lorik Cana tani e tutje do të cilësohet një mbrojtës i mirëfilltë te Lacio, pasi trajneri Petkoviç është bindur të përdorë mesfushorin shqiptar në repartin e mbrojtjes. Një lëvizje e tillë ka rezultuar e suksesshme të dielën ndaj Atalantës dhe me sa duket eksperimenti do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.
“Ka këto karakteristika, tani është kthyer në mbrojtje pasi arrin të drejtojë mirë skuadrën nga ai pozicion dhe mund të na japë një ndihmë të madhe”, tha trajneri i Lacios pas ndeshjes me Atalantën ku lojtari shqiptar luajti pikërisht atë rol që mbulon prej vitesh në ekipin tonë kombëtar.
Cana u ble në verën e vitit 2011 nga Gallatasaraj, si pjesë e transferimit me portierin Muslera. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, duke qenë një ndër lojtarët më të paguar të ekipit me 1.7 milion euro në vit. Por lojtari ka kaluar 1 sezon e gjysmë praktikisht në stolin e rezervave, pa qenë në gjendje të tregonte vlerat e tij të vërteta, edhe pse duhet pranuar se në shumë raste kur i është dhënë mundësia, nuk ka shprehur talentin e tij. Forma e treguar nga Cana dhe mosaktivizimi i tij ka qenë një nga arsyet pse në sezonin e kaluar, trajneri Reja dhe drejtori sportiv, Igli Tare, u zunë publikisht, gjë që solli edhe largimin e teknikut në fund të sezonit.
Por në qendër të mbrojtjes me 3, Cana ka treguar të gjithë vlerat e tij duke u kthyer menjëherë në lider të këtij reparti dhe duke komanduar prapavijën, si për të treguar se kjo mund të jetë e ardhmja e tij në radhët e Lacios. Jo rastësisht, të gjitha gazetat sportive italiane i kanë thuru elozhe kapitenit shqiptar, duke e cilësuar blerjen e re të Lacios në merkaton e janarit.
Pamvaresisht se ILIA PETKOVIC eshte SERB ,une e kam adhuruar ate dhe kombetaren e tij simpatike te viteve te hereshme ’70.Bashke me te luanin lijtare te njohur si ENVER MARIC , KRIVOKUCA , ALEKSANDER POPEJVODA apo PREDRAG DZAIC . Shume mire qe ja ka nxjerre vlerat ne pah LORIK CANES DJALIT TE “VOGLIT te MADH ” ,floririt te PRISHTINES AGIM CANES . Te vetmit qe ja pelqej PATRIOTIZMIN DHE I SHKON PER SHTAT eshte padyshim LORIKU .
Totila!
Ia ke futur pordhes kot sepse trajneri i Lazios eshte Vladimir Petkovic dhe eshte boshnjako-kroat. Me gjithate te gjithe derrat nje turi kane keshtu qe si Vladimiri dhe Ilija jane te dy rrace e qelbur sllave qe urrejne shqiptaret.
Bravo dhe Igli Tare ,…Tamam patriot , por edhe Loriku loz shume mire ne mbrojtje , eshte shume inteligjent ne loje….