Pas publikimit të lajmit se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ardhëm i Bajern Mynih, përfaqësuesi i teknikut spanjoll, Josep Maria Orobitg, ka treguar disa nga detajet e kësaj marrëveshje.
“U firmos para Krishtlindjeve, me 20 dhjetor. Ai zgjodhi Bajernin pasi mes të gjitha ekipeve nga të cilat ka marrë oferta, e tyrja ishte më e mira. Kemi marrë oferta të ndryshme dhe kjo nuk është ajo që është ekonomikisht më e mira. Ai zgjodhi Bajernin për organizmin që ka, për mundësitë që ai sheh te ky klub dhe për futbollistët që ka në përbërje”.
“Ka pasur kontakte me klube që thuajse kanë sjellë firmën, ka pasur klube të tjerë që kanë qëndruar në pritje… deri në momentin kur ne morëm vendimin. Ka pasur kontakte me të gjithë, Romën, Milanin. Më pas e kishin radhën takimet. Ai është takuar me të gjithë që i kanë bërë oferta, ka pasur takime të vërteta, takime të pavërteta dhe udhëtime që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë”, u shpreh ai me humor.
“E ardhmja ishte zgjedhur që në Krishtlindje, pasi kjo marrëveshje është firmosur prej shumë kohësh. Të them të drejtën, nuk e dija që do të shpallej sot dhe në orën 12 më kanë telefonuar dhe më kanë thënë për atë që ishte në lajme. Rrjetet sociale janë të papara, që tani thuhet se Raul do të jetë zëvendësi i tij”, shtoi Orobitg.
Ai ka bërë të qartë se situata ka dalë në skenë për shkak të serioziteti të klubit bavarez dhe jo sepse dikush brenda Bajernit ka “spiunuar” për mediat.
“Që ky të jetë spiunim, nuk është e vërtetë, ata kanë dashur vetë të shpallin sot vendimin. Dje vetë klubi refuzoi çdo gjë, por me kalimin e kohës, sa më shumë njerëz që e marrin vesh, bëhet e vështirë që të fshehësh. Për më tepër duhen informuar sponsorët dhe organizuar gjërat, këta janë njerëz shumë seriozë”, tha menaxheri i Guardiolës për klubin e ri të trajnerit spanjoll.
Willkommen Pep
Ne tre sezonet e ardhshme Bayern Munchen do te jete ne finalen e Championsit. Planifikojme te fitojme jo me pak se dy prej tyre. Per Bundesligen nuk po diskutoj fare.
Ekipin e kemi me moshe te re dhe mjaft teknik. Mund te kemi nevoje per ndonje qendermbrojtes te klasit boteror dhe, nisur nga profili i lojes se Pep, edhe per nje qendersulmues teknik i tipit Vija, apo Aguero. Mbase Mario Gomez pershtatet me mire ne Premiership. Anglezet kerkojne qendersulmues te atij tipi. Pep jo, e vertetoi me Ibren.
Bayern Munchen, Bayern Munchen………..
A e keni degjuar sa i bukur eshte hymni i ekipit? Sidomos po ta degjosh live ne Allianz Arena.
Ket vit po na vjen e mira ke dera. Edhe per mannschaft-in. Do marrim Kupen e Botes ne Brazil 2014. Ka mbaruar ajo pune. Hajd tung.
Une i uroj sukses GUARDIOLES .Nuk jam une ne gjendje qe te bej parashikime per KARRIEREN E RE TE TIJ sepse nuk jam ORAKULL ,por nje gje besoj qe :GUARDIOLA ka zgjedhur klubin me te PAPERSHTATSHEM PER TE dhe AMBIENTIN me te zymte . ATIJ ,GUARDIOLES gjithmone do t’i qendroje NJERI si ‘SHPATA e DEMOKLEUT ” mbi koke .BAYENI eshte ekip per t’u respektuar ,por eshte nje ekip STATIK qe ben nje futboll te avashem dhe te fut ne morsete , ekip qe te ben “GJEMEN ” ne minutat 42-45 dhe 87-92 . GUARDIOLA eshte PRAGMATIST dhe i SINQERTE ,por i ASHTUQUAJTURI KEIZER ,BBECKENBAUERI ,ne momentin qe do shikoje qe GUARDIOLA do te kete sukses ,AI do RIAKTIVIZOJE sic ka riaktivizuar gjithmone tek BAYERNI QE PREJ 1971 SEJMENET DHE KAMIKAZET qe i ka patur gjithmone ne ekip . Keshtu beri KEIZERI ME TRAPATONIN kur 4 jave perpara fundit ,TRAPATONI e kishte siguruar TITULLIN ai e perzuri ate ,e mori vete ekipin dhe u shpall KAMPION! AI BECKENBAUERI arriti te urdheronte dhe HELMUT SCHONENIN se kur duhej te luante WOLF (UJK) GANG OWERATH dhe kur duhej te luante GUNTER NETCZER , AQ SA ME DUKET e perzuri fare nga NAZIONAL -MANSCHAFTI ne finalet e BOTERORIT 1974. Keto dikujt qe eshte TIFOZ i BAYERNIT mund ti duken HALUCINACIONE ,por keto jane te verteta . Pastaj lojtaret qe ka ne dispozicion BAYERNI dhe dikush thote se jane te AKADEMISE ,mua me duken MEDIOKER dhe pa talent dhe shpirt ,ndryshe nuk ka si SPIEGOHET qe kete kontigjient te BAYERNIT e degjeneruan 3 here AZURRET : 3 MARS 2006 4-1 : KORRIK 2006 2-0 dhe se fundi ne EUROPIAN 2-1 nga nje ITALI per mua SOMNANBULE dhe fantazem. Ah ne se ka ndonje teori KONSPIRACIONI qe don te shkaterroje BARCELONEN duke i marre LOJTARET ,jo vetem BAYERNI ,por dhe ekipet e tjera ,boll qe t’i “PRISHIN FOLENE “,dhe duke thene se boll MBRETERUAN KETA BYT……..Q………AT ,atehere ndryshon puna . Tek BAYERNI GJITHMONE I HUAJI NGELET JUNGER ,dhe asnjehere nuk arin dot te kaloje dhe shkallen e ‘TETARIT” (skuader-komandant ,per te gjithe ata qe nuk e kuptojne kete emertim )). Le te presim cdo te ndodhe ne te ardhmen .Por me duket se me marrjen e GUARDIOLES ,GJERMANET qe levizin marshet e UEF-es dhe F.I.F-es ,duan te justifikojne marrjen e titujve CHAMPIONS LEAGUE qe per mua tani e tutje ose do te jene POLITIKE ose do te jene te BLERE !!