Sulmuesi shqiptar Erjon bogdani, ka shënuar një gol mjaft të rëndësishëm në ndeshjen e sotme mes Sienës dhe Sampdorias, duke i dhuruar ekipit të vet një fitore të nguështë 1-0.
Siena ndodhet në një situatë delikate, pasi aktualisht pozicionohet në fundin e tabelës së klasifikimit me 14 pikë, por me këtë fitore, ajo ka ngjalur shpresat për të luftuar për mbijetesë.
Bogdani ka shënuar në minutën e 71, pak minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës si zëvendësues, ndërkohë që pesë minuta më vonë është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Fazën e parë ai është aktivizuar shumë pak me Sienën, por me ardhjen e trajnerit të ri Iakini, ai ka gjetur më shumë hapësira dhe sot ja ka shpërblyer besimin e dhënë me një gol me mjaft vlera.
http://youtu.be/-V4VO1hW7IU
bravo Bogdani ishte me te vertete nje gol fantastik,te uroj te keshe suksese dhe te ndeshjet e tjera.