Oskar Pereiro, fitues i Turit të Francës në vitin 2006, pretendon se njeh futbollistë të cilët kanë përdorur doping, ndërsa trajtohen si idhuj nga publiku. Deklarata e tij vjen pas pohimit të Lens Armstrong se sukseset në karrierën e tij kanë ardhur vetëm falë përdorimit të substancave dopuese.
35 vjeçari spanjoll u shpall fitues në retrospektivë, pasi fituesi i atij edicioni të Turit të Francës, Floid Lendis, u zbulua se kishte përdorur doping dhe iu hoq fanella e verdhë, duke ia kaluar spanjollit. Por ai braktisi garat e çiklizmit dhe iu bashkua botës së futbollit, duke luajtur disa ndeshje për ekipin e Divizionit të Dytë në Spanjë, Korukso.
“Është një futbollist që përdorte transfuzione për të përmirësuar paraqitjet e tij dhe sot ai është një idhull”, ishte deklarata e bujshme e Periero për “Cadena Cope”. “Ishte një lojtar që përdorte hormone rritje dhe sot trajtohet si idhull”.
“Nëse ne i japim të njëjtin trajtim çiklistëve dhe sporteve të tjera, të parët cilësohen të dopuar në maksimum, ndërsa të tjerët janë thjesht njerëz që punojnë për klubet e tyre. Nuk është për të mbrojtur çiklizmin dhe për të sharë sportet e tjera, por do të dëshiroja që mediat të përdorte të njëjtin trajtim për të gjitha sportet kur dalin në pah ngjarje të tilla. Çdo epokë rregullohet nga rregulla të caktuara. Në atë periudhë, Armstrong garonte nën rregullat e Federatës Botërore”, tha Pereiro i cili në fund nuk pranoi të tregonte nëse kishte përdorur apo jo edhe ai doping gjatë karrierës së tij.
“Ditën që unë do të paguhem 1 milion euro siç janë paguar shumë të tjerë, atëherë do të tregoj nëse e kam bërë një gjë të tillë apo jo”, tha ai.
me duket se e kam per messin. Cthote TOTILA per kete lajm ?
Edhe MESSI nga Argjentina eshte.Por mendoj se nuk ka lidhje me MARADONEN……….persa i perket droges???????
Une nuk e di ka perdorur doping Messi? Por nje gje eshte e vertete ai eshte rritur me hormone. Por pergatitja fizike e sh.lojtareve spanjolle te le te mendosh…
3e ka fjalen per Ronaldo pederastin patjeter…..