Tare do talentin e Prishtinës te Lacio

22 Janar 2013, 12:58Sport TEMA

Mesfushori i Prishtinës, Enis Gavazaj, është futur në “orbitën” e Lacios dhe të drejtorit të saj sportiv, Igli Tare.

Paraqitja e mesfushorit kosovar me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë në turneun miqësor “Caput Mundi” në kryeqytetin e Italisë, Romë, javën e shkuar, ka rënë në sytë e Igli Tares.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë përfaqësueses së Shqipërisë, por edhe nga gazeta romane “Il Tempo”, që llogaritet shumë e afërt me klubin e Lacios.

“Për skuadrën e të rinjve të Lacios, të drejtuar nga Alberto Bollini, pëlqehet shumë i riu Enis Gavazaj, sulmues shqiptar vetëm 17 vjeç. Bëhet fjalë për një investim që ka të bëjë me të ardhmen. Një marrëveshje me lojtarin nuk duket e vështirë”, thuhej në uebfaqen online të “Il Tempo” të hënën.

4 komente në “Tare do talentin e Prishtinës te Lacio”

  1. ky eshte ambjenti shqiptar, talentet nuk mund te rriten ketu po ikin per mos tu kthyer me kurre, madje dhe kombtarja tani perfaqesohet vetem me shtegtaret !

  2. jul cesari says:

    ..Bravo..,IGLI!..je vertet si nje AMBASADOR i shkelqyer i SHQIPRISE ne ITALI!

  3. fane mirdite says:

    BRAVO IGLI JE I MADH

  4. Taulant says:

    Igli,je nje shqiptar I madh,ashtu si dhe Loriku.Faleminderit per kete qe po beni per ket popull te vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje