Juventusi pohon: Lorente vjen në korrik

21 Janar 2013, 21:04Sport TEMA

Fernando Lorente nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Juventusit, pasi shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë me bardhezinjtë. Këtë fakt e ka pohuar më në fund edhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Xhuzepoe Marota, duke folur për merkaton e kryesuesve të kampionatit italian.

“Nuk do të fshihemi rreth kësaj çështje, pasi kemi informuar edhe Atletik Bilbaon për interesimin tonë ndaj lojtarit dhe jemi optimistë për kontratën e tij. Megjithatë, do t’i bashkohet Juventusit vetëm pas 1 korrikut”, bëri të ditur ai, duke lënë të kuptohet se nuk po planifikohet transferimi i tij që në janar.

Ai ka thurur elozhe edhe për zbulimin e këtij sezoni, francezin Pol Pogba, i cili po shkëlqen te bardhezinjtë, ndonëse vetëm 19 vjeç.

“Ai është një talent i ri, por që duhet të konfirmojë veten. Deri tani ka treguar se nga çfarë brumi është gatuar. Tani gjithçka zhvendoset në mendjen e tij. Por unë hyj garant për të, është një djalë i mbarë, i edukuar dhe me kulturë sportive”.

“Merkato e janarit? Nëse do të gjejmë një mundësi për të përmirësuar një grup që ka fituar titullin kampion, do ta bëjmë një gjë të tillë. Kavani? Shpresoj që të përfundojnë pyetjet për blerjen e një “ylli”. Aktualisht Kavani është i paarritshëm, ai mund të blihet vetëm nga rusët apo arabët”, tha drejtori sportiv i Juventusit duke lënë të kuptohet se bardhezinjtë nuk do të paguanin kurrë shifrat e ekzagjeruara që qarkullojnë për transferimin e sulmuesit të Napolit.

1 komente në “Juventusi pohon: Lorente vjen në korrik”

  1. alban4eva says:

    na duhet nje sulmues qe tani, ne korrik eshte tjeter histori.. duhet te perballojme Kampionatin, Kupen e Italise dhe Champions.. na duhet Drogba, ose Lisandro..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje