Mishel Platini mendon se rreziku më i madh i sportit të futbollit vjen nga manipulimi i ndeshjeve dhe bastet ilegale. Ndonëse racizmi dhe dhuna në stadiume është një fenomen që është shfaqur në masë gjatë kohëve të fundit, presidenti i UEFA-s mendon se fundi i pasigurisë së rezultateve do të vriste sportin.
“Racizmi dhe dhuna nuk ndikojnë vetëm futbollin, por edhe publikun. Në anën tjetër, në jemi të shqetësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga manipulimi i ndeshjeve”, tha ai për radion franceze “RTL”. “Për mua, ky është një turp i madh. Nëse ne nesër shkojmë për të parë një ndeshje duke e ditur si do të përfundojë, kjo do të thotë se futbolli ka vdekur”.
Platini, në kundërshtim nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater, mendon se Kevin Prins Boateng ka vepruar mirë duke u larguar nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj sharjeve raciste.
“Ishte fantastike, mua më pëlqeu shumë. Unë edhe i telefonova Milanit për t’i përgëzuar për këtë veprim”, tha Platini, i cili në fund theksoi se objektivi i tij i radhës ishte të bindte drejtuesit e futbollit botëror që të votonin për zhvillimin e Botërorit 2022 në Katar gjatë dimrit.
“Në vitin 2010, në Afrikën e Jugut, temperatura ishte 5 gradë celsius që në orën 5 të pasdites. Ai aktivitet ishte një festë e madhe, por unë nuk është se pashë shumë nga ajo për shkak të kushteve atmosferike. Duhet të luajmë Botërorin në periudhën më të mirë të mundshme të vitit dhe koha më e përshtatshme në Katar është dimri”./lajmeshqip
HE HE HE HE HE flet ki qe ska lene pisllek pa bere
ik ore tyc ,,,mos fol per platinine,,, laj gojen perpara