Klubet e futbollit në Shqipëri janë dakord që FC Prishtina dhe ndonjë klub tjetër kosovar të regjistrohen dhe të luajnë në kampionatin shqiptar. Sipas tyre, një gjë e tillë do sjellë veçse të mira, pasi do të rriteshin konkurrenca, shikueshmëria dhe ana financiare. Por, jo të gjitha pranojnë që klubi më i madh kosovar të nisë aventurën në Shqipëri nga kategoria më e lartë, ajo Superiore. Klubi më i trofeshëm në Shqipëri, Tirana, bashkë me Laçin e Shkumbinin, janë tri skuadrat e Superiores që kanë kërkuar zbatim të përpiktë të rregulloreve, që i bie se Prishtina mund të nisë të luajë në kampionatin shqiptar vetëm nga kategoria më e ulët, ajo e treta. Po ashtu, kundër ngritjes së menjëhershme janë shprehur edhe dy skuadra të Kategorisë së Parë, Partizani dhe Lushnja.
“Nuk është çështje meritokracie, pasi si Prishtina dhe Trepça teorikisht do ishin për Superiore, por ne nuk mund të injorojmë zbatimin e njëllojtë të rregulloreve. Në të kundërt edhe Tirana B, për organikën që do të ketë, nuk ka arsye që ta nisë aventurën nga Kategoria e Tretë”, ka thënë për gazetën “Panoroma Sport”, administratori i klubit Tirana, Sali Tagani.
Hapu dhe te futemi. Kampionati shqiptar eshte me fallcoja dhe me i shituri ne planet, ku arbitrat i masakrojne ne dru dhe dhunueve u njihet fitorja “me merite ne fushe”, ku nuk ka ngelur cudi pa degjuar. Tani ngrihen keto dhite e zgjebosura dhe flasin per rregulloret sic flet Artan Hoxha tek Opinion ne TV Klan per KQZ dhe Koligjin Zgjedhur.
Po si nuk keni turp por antishqiptare qe i thoni Prishtines ik luaj nja 3 vjet me Maliqin, Bubullimen, Kelcyren, Voren dhe Krumen.
Ehhhhh i mjeri Gjoni per veti qe eshte bere me lype drith te Ajeti.
nuk besoj qe klube si tirana(basha eshte i pari i klubit) apo peqini, e laci te kene kete qendrim zyrtar ! vertet qe behet nje veprim jasht te zakonshmes, po ketu s’behet fjal per rregullore po nje veprim simbolik per te filluar krijimin e nje lige mbarkombetare ! interesat e nje skuadre nuk mund te pengojne interesat e nje kombi, dhe zgjidhja eshte qe keto 2 skuadra te shtohen ne superlige jo te zen vendin e ndonje skuadre tjeter.
Mos I keqkuptoni ekipet tona.
Ato kane hallin se nuk I njohin keto te Prishtines per te bere ndonje pazar.Pse megjithe mend duan te ndeshen ato?Halli eshte te besh ndonje lek me lloto.Varja ndeshjeve te verteta.
Ndersa brendaperbrenda I dine cmimet,tarifat e “lenies”,te “golave te pesuar” .Presidentet e klubeve dine te merren vesh mire…ohu..ka pune kjo pune..nuk eshte vetem vrapo dhe gjuaj..
Po sikur keta te Prishtines te jene “budallenj” dhe te mos marrin vesh nga korrupsioni????
Keni pyetur ju klubin e Prishtines dhe kosovaret per kete, apo ne jemi trupat pushtuese te Kosoves dhe ne vendosim?
Keto gjana nuk munden mu ba me enthusiazem dhe patriotizma. Kishte me dasht me u zbatu disa rregulla. Ba me dal Prishtina kampion, qa ndodh ma pas? A po ndeshna me Crvena Zvezden? Nuk po na la UEFA.
Po kam frik se me disa sjellje te tifozave ne disa qytete te Shqipnis, ne vend me u miqsu, po prishim pune krejt e po armiqsohena, e ka me mbet nji nisem e deshtu pas nja dy tre vjet.
FC Prishtina esht shkatrruar dhe uzurpuar nga nje Biznesmen matrapaze Ordiner mashtrues si Remzi Ejupi
pse merziten klubet e futbollit te kosoves? edhe ne angli kardif siti dhe suensi qe jane te uellsit nga kadegorija e 4 e kane filluar , dhe suensi eshte ne premier lige kurse kardif siti edhte shume afer per ne primer lige .
Uefa dhe Fifa e njohin federaten e futbollit te Uellsit!Fatkeqesisht,Uefa dhe Fifa ende nuk e njohin federaten e Kosoves!
Po te lejoheshin keto organizime,do kishte mundesi qe Milan te luante ne Spanje dhe Paris SG te luante ne Itali! ?