Kasijas e Ramos lëshojnë ultimatumin: O ne, o Murinjo

24 Janar 2013, 12:48Sport TEMA

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar sot lajmin se Iker Kasijas dhe Serxho Ramos i kanë lëshuar një ultimatum presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, duke i bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm ata nuk do të jenë më pjesë e skuadrës nëse qëndron Zhoze Murinjo.

Sipas kësaj gazete, në takimin e organizuar të martën për të caktuar premiot në rast të fitoreve të trofeve, kapiteni dhe zëvendëskapiteni, duke folur me Florentino Perez, por edhe me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Hose Angel Sançez, kanë bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm, ata ose Murinjo nuk do të jenë pjesë e klubit.

Të dy lojtarët kanë bërë të qartë se nuk duan që të punojnë më me trajnerin portugez dhe se tani janë gati të marrin vendimin drastik për t’u larguar nga kjo skuadër në sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve të gazetës spanjolle, të dy lojtarët janë të sigurt se portugezi do t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të këtij sezoni, por nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë kanë kërkuar që të jenë ata që largohen.

Raporti mes Murinjos dhe dy futbollistëve nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Shkak është bërë miqësia e madhe që ata kanë me futbollistët e Barçës, me të cilët luajnë në kombëtaren spanjolle, një raport që nuk kanë dashur ta prishin pavarësisht insistimit të Murinjos i cili kërkon që katalanasit të shihen si armiq të urryer.

Si Ramos, ashtu edhe Kasijas, janë ndëshkuar me uljen në stol sa herë që kanë dalë hapur kundër trajnerit portugez dhe duket se situata është e parikuperueshme. Tashmë pritet të shihet fundi i sezonit për të mësuar se cila palë do të largohet nga ekipi, trajneri apo dy lojtarët që janë ndër më të preferuarit e tifozëve.

15 komente në “Kasijas e Ramos lëshojnë ultimatumin: O ne, o Murinjo”

  1. Shtegtari says:

    Keni plotesisht hak, jeni shembullore qe te te dy, nga çdo pikpamje jeni me lart se Murinjo qe harron se punen kryesore e beni ju e shoket e tjere te ekipit, e jo ai, u fry shume ky portugezi i hales seç i duket vehtja

    1. Nikoja says:

      E vetmja gja e keqe qe mendoj se ka Maurinjo eshte se …..nuk te ka pyet ty o SHTEGTARE….Kur lexova komentin tan se c’mu kujtua i madhi Skender Sallaku kur po udhtonte i menduar ne nje makine dhe shofer kishte ….Kyeministrin e at’hershem Mehmet Shehu,,,E kur ky i fundit e pyet Po cmendon o Skender qe nuk po flet …E Skenderi i pergjigjet qe nuk po e gjej dot se kush jam une qe per shofer kam Kryeministrin e Shqiperise…..Besoj dhe ti o Shtegtare do te jesh duke mendu se c’fare do te jesh ti qe kritikon <>qe per ironi te fatit e per kenaqesi te miliona njerezve (jo si ti ) ka firuar shume kupa e kampionate kudo ku ka shkuar dhe shume specialiste futbollit e cilesojne si nje nga me te miret trajnere…..

    2. Mentari says:

      I neruar shtegetar me thuaj keta te dy kapiten dhe zevendes jane fare pa pergjegjesi kur reali shenon 2 dhe ha 3. Po me statistika pa shikoj pak sa gola per ndeshje ka ky portjeri i nderuar gjat ketij kampionati.

  2. TOTILA says:

    Une e kam thene dhe me pare . AJAXIN e madh e krijoi STEFAN KOVAC dhe jo RINUS MISHELS. BARCELONA U BE jo per nje dite ,por me vite dhe me vite dhe qe per mendimin tim BARCELONA E KA ARRITUR MAJEN dhe eshte duke zbritur . Por PERFORMANCA E BARCELONES PER DERI ME SOT do te mbahet mend per nje kohe te gjate si per menyrat se si ibene gjerat kaq te thjeshta kur te tjeret as nuk i imagjinonin ,por dhe per numrin e trofeve te fituar ne njesine e kohes . PRESIDENCA e REALIT kishte vetem nje qellim : TE POSHTERONTE BARCELONEN ! DHE KETE …….vendosi t’a beje pikerisht ne kohen e gabuar dhe me NJERIUN ME TE GABUAR . TURP per nje ekip si REALI per te cilin kurre nuk kam patur SIMPATI ,AS NE VITET ’70 kur kishte PIRRIN ,VIOLETEN , KAMACION ,apo me vone me SENTILIANEN , me BUTRAGUENJON ,HUGO SANCHEZIN e te tjere te mevoneshem me KOMPANINE ZIDANE , BECKHAM ,FIGO , RONALDO BRAZILIANIN ,POR GJIRHMON E KAM RESPEKTUAR PER NUMRIN E TROFEVE TE FITUARA ,DUKE QENE EKIPI ME I MIRE I HISTORISE per mua BOTERORE por qe kurre nuk arriti t’i jape KOMBETARES SE SPANJES MODERNE AS NJE KAMPIONAT EUROPIAN apo KAMPIONAT BOTEROR sic ja dha deri tani BARCELONA . IKER KASIJASI per mua eshte MODELI I SPORTISTIT TE EDUKUAR ,ME PRESTIGJ DHE NJE ZOTNI DHE BURRE I VERTETE ,kurse SERGIO RAMOS per mua ngelet si njeri FYTYRE e NDYRE qe u PERDOR NGA LEGENI MURINJO ,bashke me SKUTHIN E FHEHUR XABI ALONSO . Sidoqofte me mire vone se kurre . Por MURINJO DETYRIMISHT QE DO TE LARGOHET SIVJET NE FUND TE SEZONIT ,sepse ate funderrine e joshin MILIONAT ,prandaj po fillon te hedhe dhe vickela .Qellimi i tij qe po kruhet me disa lojtare te REALIT QE JANE SHTYLLA E REALIT dhe disa nga te kombetares eshte qe : T’I LARGOJE ata nga REALI PERPARA SE TE LARGOHET VETE ,ne menyre qe ai qe te vije me mbas te mos kete mundesi qe te MARRE TROFE ,duke lene mbrapa tij teorine E “T O K E S se D J E G U R “. Bashke me MURINJON do te largohen dhe te “TRISHTUARIT ” si RONALDA apo MAJMUNET PEPE dhe KAENTRAO. REALIT i duhet nje TRAJNER I ZOTI ,BURREROR dhe i DREJTE ,te cilet dhe po t’i kerkosh jane ne QARKULLIM . Sa per fitimin e cCHAMPIONS LEAGUES nga ana e REALIT eshte nje utopi TE CILEN MURINJUA E DI SHUME MIRE ,POR DO TE PERLIGJ RROGEN QE MER TEK REALI DERI NE FUND TE KETIJ SEZONI !!!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Casijas, eshte fytyra me paqsore, qe akoma mban Realin ne eliten e futbollit te bukur, eshte si nje kundrapeshe ndaj apersise qe kane krijuar Murinjo, Pepe dhe Ronaldo me fodullekun e tepruar.
      Besoj se edhe tifozet e Realit tashme e kane kuptuar, se nuk eshte Murinjo qe ti coje ne majat e futbollit, por eshte shpirti i futbollit spanjoll, qe nuk ka asgje te perbashket me futbollin plot fodullek te portugezeve.

      1. Uarda says:

        O Tllotllilla,
        Te kam thene une ty qe je vertet Totille. Po pse ore Totilla, kush ka me shume lojtare ne kombetare, Reali apo Barcelona?! Ik o Totillaq ik, ik e kullot lopet. Lerua futbollin zoterinjve…. Trap.

    2. Tulipani says:

      Totila lexo me shume qe te behesh nje ekspert i mire se na merzite me komente e tua.Sa per histori. AJAKSI u be ekipi me i madh i kohera nga Gjenerali me JK e kompani. Barcelona filloi te ngrehet si ekip nga Gjenerali me JK e JN ne 1974(se deri ne ate kohe skishin marre kampionat ose kupe), duke vazhduar me JK si trainer ne 85 me ekipin e endrave qe moren kupen e kampioneve ne 92 me gol te Rkoeman,ku bente pjese edhe JGuardiola,Dhe e fundit barca gjithmone e ka deklaruar se holandezet e bene ekip te madh, qe nga JGaspar presidenti qe bleu Gjeneralin ,JK ,JN me Laporten e tjere.I ke ne YOU YUBE te gjitha , qe nga total futboll e me intervistat.Vetem shkruj JK e BARCA e ke material per te pare per nja 3 muaj.

  3. barba says:

    fajin e ka saliu,ai do i kete futur ne sherr keta te realit

  4. shkopi me xhunga says:

    niko,mos u shtrengo shume o byrazer se po na ben ndonje hata,he te keqen..Doje te thoshje dhe ti dicka,por e dhjeve fare.Te fala,dhe mos haro te ma puthes murinjon tend,ne te ndenjura.

  5. kelmendasi says:

    Totiles
    Ajaksin e math e krijoji i jati i Luis Va Gal ja dorzoji Kovacit i cili beri dy gjera:1-Cdo lojtar te luaj ne cdo pozicion(Surbir mbrojtes krahu por edhe sulmues krahu) 2-Cdo lojtar te gjuaj nga cdo pozicion dhe distance(Pit Kaizer gjuante dy metra larg fundores dhe dy metra larg kendit dhe gol)
    Persa i perket problemit te Murinjos ai eshte nje strateg i pa arriteshem por ka nje lufte raciale mes portugezve dhe spanjollve e kultivuar qysh me lundertaret e mesjetes.Reali nuk dilte prej vitesh kampion pa Murinjon sot Kasijas ,Ramos,Alonso etj spanjolle e sabotojne vet lojen.
    Kur te ike Murinjo Reali nuk do dale as i treti

  6. argenti says:

    O Uarda Totilla eshte ne rregull….ai qe duhet te shkoje te kullos lopet me duket je ti….shiko mire sa lojtare ka BARCELONA ne kombetare dhe sa ka Reali i halabakve portugez…pfff

  7. TOTILA says:

    “ARGENT” ! ,Te them te drejten e ke dhene T’I PERGJIGJEN per UARDEN ne vendin tim ,dhe je pergjigjur ne menyre te persosur ,sepse kishja vendosur qe UARDES T’I JEPJA NJE PERGJIGJE ME SE TE MERITUAR ,por me te felliqur se pegjigjja e tij . Une nuk merrem me ORDINERE dhe persona te vegjel dhe pa karakter ,TIFOZE TE SEMURE . UARDA : 2008. 201O DHE 2012 ,3 TITUJT PER SPANJEN I KA MARE BARCELONA ,QOFTE ME NUMRIN E LOJTAREVE NE FORMACIONIN BAZE qofte me FILOZOFINE . KURSE PER ATA QE VAZHDOJNE ME ‘THE SAME OLD TUNE ” ,nuk eshte AJAXI AI QE KA UDHEHEQUR BARCELONEN me FILOZOFI ,POR AKADEMIA e saj BRILANTE . Ne se krahasoj golat e CRUIFIT ME GOLAT E MESSIT ,me golat e CRUIFIT ME VJEN PER TE VJELLE . AJAXI ishte i mire per kohen e vet sa per te vene poshte lojen monotone te BRAZILIT .PO ,AJAXI E zhvleftesoi PELEN me CO.dhe te tjere yje u ngriten . Pelja PER MUA KA VDEKUR QE NE VITIN E LARGET 1973 ,pamvaresisht se ka shenuar 1000 gola ,ku PELJA FUT DHE ATA ME TOPA LECKE .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila, Uarda dhe Kelmendasi jane ekspert ne politike dhe se kane haberin ne futboll, ketu ne kete rubrike hyjne thjesht per te plotesuar numrin tete te komenteve, se Saliu i paguan nga dhjete leke te vjetra per koment dhe shumzim per tete, bejne tetedhjete leke te vjetra, aq sa ata kane marre si ish spiune dhe po te them se jane shume te kenaqur, se perndryshe ata njihen si tetedhjetleksha, qe eshte si nje stimul per ta.
      Keshtu qe mos harxho frymen me politkanet bathoriste te Saliut.

  8. sokol says:

    o uarda e ka mir argenti ty te paskan humbur dhit e po kerkon delet e ke par apo ta kan treguar formacionin e spanjes shihe mir pastaj tregoju te tjereve se cduhet te bejn.

  9. tepelensi nga damsi says:

    totilla je njeri i qendrushem e konkret se duken komentet qe ben.Puna e realit dhe spanjollve eshte fiks si e thua ti,dhe mos humb koh me njerez te vegjel e shum te vegjel…per maurinjon tek reali e shikojme se cpo ben edhe nje rekord negativ qe i kishte mbet pa thyer e thyeu,nuk mbahej mend as me statistika qe barca te shkonte 18 pik larg,e sa per portugezet i njohim mir se c’karakter dhe sa fudull jane i shkerdheu edhe greku ne evropjan 2 here madje ne grup dhe ne finale dmth para e mbrapa…e hajde ti krasosh me spanjollet qe kan ber ate qe se ka ber asnje ekip deri me sot.
    Se kush esht kasijas dhe ramos i njohim ,me profesjonist se profesjonistet,lojtar qe din te flasin vetem ne fush…poshte morinjo bashk me portugezet e realit dhe suksese realit dhe spanjolleve !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje